“Unë nuk jam Zoti që i shkruani kërkesat dhe kërkoni të plotësohen por që nuk pranojnë as ta takojnë e i thonë na gjej zgjidhje?”, u tha Rama studentëve në “monologun” e tij.
Por ata vijojnë të qëndrojnë të palëkundur në kërkesat e tyre duke vijuar me thirrjet: “Turp! Do dalim në rrugë me qindra e mijëra, po s’u hoq tarifa rrëzohet ministria”.