Nga Petrit Vasili
Kryeministri “Gënjeshtar Global”, thotë shpenzojmë 2% në NATO, Mattis thotë aferim po e bëtë në 2024.
Kryeministri i Shqipërisë ka vetëm një meritë, është shndërruar në një gënjështar global.
Kryeministri pak ditë më parë pa u skuqur fare NTV gjermane deklaron për NATON:
Pyetje: Po në lidhje me shpenzimin e dy përqind të produktit të brendshëm bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane?
Edi Rama:Ne tashmë shpenzojmë dy për qind të prodhimit tonë të brendshëm bruto në NATO …
Sekretari amerikan i mbrojtjes Mattis, në një takim me ministren e mbrojtjes së Shqipërisë, Xhaçka në SHBA, në prill 2018 thotë fare qartë:
“Siç tregon edhe angazhimi juaj për të shtuar buxhetin e mbrojtjes në 2 për qind të PPB deri në vitin 2024”.
A ka turp ky kryeministër. Mirë që gënjeu dynjanë e mori spitalin ushtarak, helikopterët e shëndetësisë,
helikopterët e Ministrisë së Brendshme shto presh, qepë e lakra për të gënjyer NATON për buxhetin e mbrojtjes, por edhe tani vazhdon dhe gënjen derrçe.
Kryeministri thotë shpenzojmë 2%, Sekretari i Shtetit Mattis thotë aferim po i bëtë 2% ne 2024.
Kryeministri e meriton të quhet Genjeshtar Global, mashtrimet e tij i kaluan tashmë dhe oqeanet.