Rama s’ka guxim jo ta largojë, por as t’i zerë emrin në gojë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama s’ka guxim jo ta largojë, por as t’i zerë emrin në gojë

18:00 | 27/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Toma (Tom Doshi) është si “Tosun Baçi”, po foli ai rrumpallën e merr lumi.

Nga Urim Gjata

Si gjithmonë edhe mbas 8 vitesh narkoqeveri “rilindase”, fajin e ka Saliu, dhe imperializmi amerikan! I zënë nẽ çark si një mi. Idhnak, i tërbuar. mashtrues dhe frikësuar deri në palcë, mbrëmë kryeministri në detyrë e etiketoi mikun e tij Tomën si një engjëll. Vërtet kush ja shtrëngon kaq keq lakun në fyt këtij narko-kryeministri? Narko-qeverisja? Vjedhja e votës? Apo aferat e përbashkëta korruptive? Të treja bashkë përbëjnë lakun e lyer me sapun vlore në qafën e Ramës . Rama ka çdo lloj informacioni për korrupsionin, kontrabandën, trafikun, dhe krimin e organizuar, por ai hesht. Hesht, sepse pjesë e asaj llumnaje dhe grope ujrash të zeza, është vetë ai me shpurën e tij ”narko-rilindase” Idhnaku kryeministër, injoron jo vetëm denoncimet e qytetarit, opozitës, por edhe të ndërkombëtarëve, laku i tomave, i lyer me sapun në qafën e tij nuk e lejon të bzajë jo vetëm ndaj akuzave të besë, por as dhe kur ambasadorja amerikane në vendin tonë, Juri Kim bëri thirrje para disa ditësh që të gjithë liderët politikë duhet të reagojnë siç bëri PD-ja kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit. Paturpësia e tij arrin deri atje sa deklaron se qëndrimi i tij nuk ndryshon fare nga qëndrimi i Ambasadores në lidhje me këtë çështje. Por ai, nuk guxon ta shohi Tomën në sy, dhe jo më të deklarojë në emrin e tij dhe partisë socialiste se kundërshton kandidimin e Tomës si kandidat për deputet në parlament.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Nuk guxon, sepse me largimin e Tomës dhe tomëve të tjerë, vorrit të krimit ”rilindas” i hiqet rrasa, krrimbat dhe ujërat e zeza shpërthejnë në sipërfaqe, sepse është po ky narko-kryeministër që lejon dhe bashkëpunon ngushtë me bandat, kanabizimin dhe trafikun e drogës, Vallë kaq shpejt na ka lënë memorja e skafeve vip, dhe mushkonjave të Divjakës ? Apo dhe për këtë fajin e ka Saliu? Ndaj ka arsye madhore që ky narko-kryeministër të mbrojë dhe fshehë bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij narko-deputetet, kryebashkiakët, dhe qeveritarët e tij të lidhur me krimin e organizuar, bandat dhe banditët. Mbron Xibrakën dhe Taulantin, sepse mbron Olsin e tij të dashur. Është po ky narko-kryeministër që mundohet t’i shpëtojë këtyre akuzave reale duke u hedhur si majmuni Çita, degë më degë dhe vazhduar sot e kësaj dite edhe mbas 8 viteve kryeministër “fajin e ka Berisha” Meta apo Monika ? Po vërtet Berisha e ka një faj ! Ai ia hoqi rrasën vorrit të hajdutëve, kriminelëve dhe trafikantëve ”rilindas”. Idhnaku, frikacaku, por dhe bashkëpunëtori në korrupsion i Tomës dhe jo vetëm i tij, nuk guxon të deklarojë atë çka deklaroi opozita dhe Partia Demokratike. Laku i lagur dhe lyer me sapun Vlore, në qafën e tij e tmerron. Ai e di, e kupton që mbas Tomës radha është e tij. Ai e di se Toma në ikje do tërheqë zvarrë litarin e sapunosur dhe Rama është i pari që do mbytet me të. Ndaj dhe s’ka guxim, por deklaron se : “Përgjigjen time e ka dhënë Endri Fuga për Zërin e Amerikës dje. Atë përgjigje kam dhe unë. Vetë ambasadorja më parë ka publikuar atë që unë i kam thënë. Unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjërë sesa individi që po flasim. Mbas 8 viteve në pushtet i tmerruar nga thyerja e këmbëve të karriges me zë të çjerrë mundohet të na mbushi mendjen se … Ne nuk duhet të merremi me varfërinë. Nuk duhet të merremi me ikjen 500 000 shqiptarëve në qeverisjen e tij. Nuk duhet të merremi me krimin e organizuar dhe bandat në qeveri. Nuk duhet të merremi me të dhe ministrat e tij të brendshëm lidhjet dhe trafikun e drogës. Nuk duhet të merremi me Gjiknurët dhe vjedhjen e votës. Nuk duhet të merremi me Xibrakën, Olsin, Taulantin. Nuk duhet të merremi me shitjen e Kosovës. Nuk duhet të merremi me detin. Por Ne duhet të merremi me Saliun, me Ilirin dhe Monikën, që përpara të cilëve deklaron Rama, Tom Doshi është ëngjëll. Për sa i përket Doshit, unë nuk kam asnjë dallim nga mendimi i ambasadores. Në raport me ata që thashë, ky është ëngjëll. E ndërsa Tom Doshi deklaron hapur se unë jam me Ramën dhe e vetmja ofertë dhe alternativë e imja është Rama, ky paturpësisht deklaron se.. ne nuk jemi aleat… Deklarimi mashtrues i tij se Doshi është përcaktuar dhe i është ndaluar hyrja në USA, dhe nga USA për korrupsion, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre. Ne nuk jemi aleatë dhe as nuk do të jemi aleatë.

Unë e kuptoj shumë mirë që SHBA nuk mund të mbajë të njëjtin qëndrim për Monikën, Ilirin, Saliun. Unë s’kam lidhje me korrupsionin thotë shëmbëlltira më e ndyrë e së keqes të vëndit. Unë nuk kam asnjë lidhje me ata dhe asnjë lidhje me korrupsionin. Unë e mirëkuptoj që ambasadorja nuk mundet t’i rreshtojë dhe ata të tjerët, sepse njëri është president, tjetri është gruaja e presidentit. Ai ka problem Presidentin dhe mbrojtjen me dinjitet të kushtetutës prej tij. Ai ka problem Opozitën dhe liderin e saj Z. Lulzim Basha, popullaritetin, drejtësinë dhe vërtetësinë e tij. Besimin e një populli të tërë për t’i dhënë atij mandatin e shpëtimit dhe drejtimit të vendit. Jo Saliun, Ilirin dhe Monikën, si emra… Tani ai ka problem vetë ish votuesin e tij dhe popullin, ndërgjegjësimin dhe reagimin ndaj se keqes, votën popullore që do e çojë për skrap në landfillet e miqve të tij Ndaj ai mashtron kur deklaron se… Unë kam problem mbajtjen e narko-pushtetit, me çdo mjet, ndaj e kam problem Bashën, Saliun, Ilirin, Monikën. Kështu që përsa i përket Tomës, nuk i heq asnjë presje asaj që thotë ambasadorja,” Por frikacaku idhnak”, nuk deklaron se ai dhe “rilindja që ai përfaqëson distancohen nga Toma, dhe kërkojnë që ai të mos kandidojë më për deputet.. Tik tak, Tik, tak. Tik, tak. SHQIPËRIA FITON ! Ora e votës dhe reagimit popullor po vjen!

/Gazeta Telegraf/

Etiketa: Kryeministri Edi RamaTom DoshiUrim Gjata

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Zjarri në magazinë, Goxhaj: Kërkuam përforcime nga grupet e shpëtimit të minierave

Goxhaj: Trupi i Arjan Salës u gjet në mes të magazinës, s’ka viktima të tjera (Film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com