Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama shpërthen me nervozitet ndaj përfaqësuesit të FMN-së

Nga Media 0

Kryeministri: Jo mos e tund kokën, duhet ta thuash edhe këtë Jensen, është shumë e rëndësishme.

Reagim agresiv i kryeministrit ndaj deklaratave të FMN, BB, zëvendës ambasadorit të SHBA dhe atij gjerman.

Deklarata e djeshme e zëvendës ambasadorit të SHBA, David Muniz, por edhe ajo e sotmja e përfaqësuesit të FMN-së, Jens Reinke, ka nervozuar së tepërmi kryeministrin Edi Rama. Kur përfaqësuesi i FMN-së tha se sistemi i të ardhurave në Shqipëri nuk po funksionon, kryeministri nuk e ka mbajtur nervozitetin dhe i është drejtuar me agresivitet përfaqësuesit të FMN-së:

“Mos ma tund kokën Jensen, se është kështu siç po them unë!” Ragimi i Ramës erdhi, pasi përfaqësuesi i FMN-së, deklaroi në aktivitetin e sotëm se Shqipëria nuk po ecën mirë në sistemin e të ardhurave.

“Biznesi nuk ka besim tek administrata tatimore. Duhet të ketë pagues të mirë të taksave dhe të tatimeve dhe duhet të ketë një mënyrë më të lehtë për të bërë këtë. Administrata Tatimore duhet të përmirësojë punën përsa i përket llogaridhënies dhe luftës kundër korrupsionit.  Ka ndryshime të shpeshta të rregullave. Shqipëria duhet të vazhdojë me përmirësimin e sistemit rregullator. Shumë biznese lobojnë në favor të disa ideve të reja dhe disa prej tyre përkthehen në ndryshime që nuk diskutohen si duhet dhe plotësisht”, tha përfaqësusi i FMN-së Jens Reinke.

Në përgjigje të tij, kryeministri Rama tha me nervozitet: “Është hera e parë që administrata tatimore fillon të punojë pas 20 e kusur vitesh me platformën në bazë të riskut. Jo mos e tund kokën, duhet ta thuash edhe këtë Jens, është shumë e rëndësishme.”

Një ditë më parë, zëvendës ambasadori amerikan tha se investitorët amerikan po largohen nga Shqipëria.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej