Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga oborri i kryeministrisë ku tashmë është instaluar sërish kërpurdha e cila u shkatërrua një vit më parë nga protestuesit e opozitës.
Përmes një postimi në Instagram, Rama thotë se pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, kërpurdha është rikthyer në vendin e vet 1 metër më e lartë se sa ishte.
“Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, KËPURDHA e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga cikli i koleksionit të famshëm të disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte. *karakteristika e kësaj këpurdhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”, shkruan Rama.
https://www.instagram.com/p/CC-t87qJfWW/