Nja panair pune është hapur sot në sheshin “Skënderbej”. Në këtë aktivitet të programuar enkas për 1 Maj, ka qenë i pranishëm edhe kreu i qeverisë Edi Rama i cili theksoi se puna nuk duhet kërkuar vetëm në shtet.
“Në të gjitha ndërmarrjet e Shqipërisë ka vende punë, por duhet të kuptohet se puna nuk është vetëm punë shteti dhe puna nuk të vjen në shtëpi. Duhet të funksionojmë si një forcë e madhe lëvizëse që të shtyn drejt sektorit privat. Që ekonomia të rritet duhet të punojmë të gjithë së bashku. Këtu ka nga të gjitha kompanitë. Rritja e mundësive për punë është reale”, u shpreh Kryeministri.