Rama: Po na e cënoi territorin Serbia, jemi gati të përgjigjemi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Po na e cënoi territorin Serbia, jemi gati të përgjigjemi

10:17 | 03/02/2017
në Shqiperi
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar mbrëmë në Zona e Debatit të Klan Kosovës tha se shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova janë bashkë për të promovuar paqen, por edhe për të mbrojtur integritetin territorial.

“Nëse serbët duan të hipin nëpër trena që i cojnë ata prapa në histori, por nuk i prekin asnjë fije floku Kosovës, ne nuk kemi ç’u bëjmë. Por nëse duan të cënojnë një centimetër të territorit tonë, jemi të gatshëm të përgjigjemi” , u shpreh Rama.

Ai ka deklaruar se Kosovës nuk mund  t’i cënohet asnjë pjesë e territorit dhe se provokimet e Serbisë janë shpërfaqje e një ideologjie të prapambetur, raporton Klan Kosova.

“Praktikisht çështja e territorit të Kosovës është mbyllur ditën kur është firmosur pavarësia e saj. Të dy vendet tona janë vendosmërisht krahpërkrah për të promovuar paqen. Janë krahpërkrah edhe për të mbrojtur integritetin. Nuk ka shans që Kosova të cënohet qoftë edhe në një centimetër katror të territorit të saj. Ai mur nuk është se sfidon realisht sovranitetin e Kosovës. Është shfaqje brutale e një ideologjie shumë të prapambetur. Jam i bindur që pavarësisht si do të dalë në fund kjo histori, nuk është e tillë ku pala tjetër duket mirë. Ne jemi në anën e duhur të historisë, dhe e duhura është ana e urës, jo e murit”.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Rama ka thënë se muri dhe provokimet e Serbisë janë për keqardhje dhe se shqiptarët nuk duhet të bien pre e tyre, por duhet të vazhdojnë rrugën e tyre për të ndërtuar paqen.

“Besoj që shfaqja e këtij muri absurd, apo e atij treni absurd, janë shfaqje të një makthi që nuk është i yni – është i fqinjve tanë. Janë shfaqje që shkaktojnë keqardhje. Janë fqinjët tanë që janë për të ardhur keq që shfaqen në forma të tilla dhe deri në nivelet me të larta kapen për të ndërtuar një politikë që nuk i duhet dreqit, lëre më popullit serb. Ne duhet të vazhdojmë t’i besojmë rrugës sonë. Këto shfaqje nuk tregojnë se paqja që kërkojmë është e gabuar, por se nuk është e lehtë. Nuk cënojnë dinjitetin e shqiptarëve, as integritetin e Kosovës, as imazhin pozitiv që shqiptarët kanë ndërtuar që nga momenti i parë i ndërtimit të shtetit në Kosovë. Ndaj unë besoj që ka një konsum të tepruar të këtyre ngjarjeve deri në histeri, për të nxitur imagjinatën e një konflikti të mundshëm, që nuk është i yni. Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën nuk do të çlirohet nga ky makth”.

/klankosova.tv/

Etiketa: edi ramaKlan KosovaKosovaKryeministriMardheniet Kosove SerbimuriSerbiatreni

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Intervista e 2012/ Dritëro Agolli: Përse firmosa Rezolutën Çame

Intervista e 2012/ Dritëro Agolli: Përse firmosa Rezolutën Çame

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –

19:32 | 12/03/2026
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –

19:12 | 12/03/2026
Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren –

Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren –

19:02 | 12/03/2026
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë –

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë –

18:32 | 12/03/2026
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi –

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi –

17:46 | 12/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –
  • “Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –
  • Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren –
  • Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë –
  • Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi –
  • Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit –
  • “Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com