Rama përplaset me biznesin e vogël. Nasto: Janë mbyllur 82 mijë biznese. Kryeministri: Ku i gjeni këto shifra? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama përplaset me biznesin e vogël. Nasto: Janë mbyllur 82 mijë biznese. Kryeministri: Ku i gjeni këto shifra?

15:05 | 27/04/2018
në Uncategorized
0

Përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u përplasën me Kryeministrin Edi Rama gjatë një tryeze të përbashkët të zhvilluar këtë të premte.

Kjo kategori e biznesit ngriti shqetësimin tek taksat e larta, kontrollet e shpeshta dhe uljen e pragut të TVSH-së. Kryetari i shoqatës, Albert Nasto i kujtoi Kryeministrit kundërshtimin e përbashkët që i bën uljes së pragut nga 8 milionë në 5 milionë lekë të reja nga ana e Qeverisë “Berisha”. Nasto thotë se kjo masë do të mbylle shumë sipërmarrje. Por Kryeministri Edi Rama e kundërshtoi.

Albert Nasto, kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm: TVSH-në e kemi kundërshtuar vendosjen e tavanit, ashtu siç kundërshtuam bashkë kalimin nga 8 mln në 5 mln në kohën e Berishës. Gati 60 për qind e biznesit që u fut në atë fashë ka falimentuar sot.

Kryeministri Edi Rama: Nuk është kështu, por vazhdo.

Albert Nasto: Nga 2014 deri në 2017 janë mbyllur 82 mijë biznese.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kryeministri Rama: Ku i gjeni këto shifra?

Albert Nasto: Të marra nga QKR, është shumë e saktë.

Kryeministri Rama: Është e pasaktë, por vazhdo.

Albert Nasto: Shkaku janë taksat e larta, jo vetëm të qeverisë qendrore, por edhe të bashkive që kanë rritur taksat nga 2-3 herë. Çmimi i energjisë; na u premtua që do të ulej, por u rrit nga 142 lek në 182 lekë sot që paguan biznesi. Karburanti, mos të flasim për cilësinë, është më i shtrenjti. Këto dy kollona janë kryesoret për një ekonomi. Gjysma e biznesit sot harxhon shumë energji dhe jep kosto të madhe për të. Rënia e fuqisë blerëse në këtë kohë, edhe për shkak të krizës europiane. 43 për qind ka rënë fuqia blerëse sipas nesh. Korrupsioni është bërë një gangrenë e madhe. Kontrollet e shpeshta, gjobat e majme, ka pasur raste një biznes në 2015 është kontrolluar 9 herë në ditë dhe disa inspektorë, ka 16 lloje drejtorish që kontrollojnë.

Kryeministri Rama: Këtu jemi në botën e fantazive, sepse sot ne kemi shumë më tepër biznese se sa kishim para 4 viteve. Sot kemi më shumë konsum. Nuk është e vërtetë që ka rënë fuqia blerëse.

Në këtë tryezë, Kryeministri Edi Rama sfidoi biznesin e vogël që të protestojë në lidhje me uljen e pragut të TVSH-së, por e cilësoi protestën të paargumentuar dhe të nxitur politikisht.

Po ashtu, edhe Qeveria njoftoi edhe rritjen e tavanit të Tatimit për Fitimin nga 80 milionë lekë të vjetra, paguajnë aktualisht 5 për qind tatim-fitim, në 100 milionë lekë të vjetra.

http://top-channel.tv/2018/04/27/rama-perplaset-me-biznesin-e-vogel-nasto-jane-mbyllur-82-mije-biznese-kryeministri-ku-i-gjeni-keto-shifra/
Etiketa: Albert Nastobignesi I vogelbiznesi i vogëlkryeministri Rama

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Në një shesh pas Muzeut Historik Kombëtar, “prehet” pa vetëdije ish-presidenti amerikan

Në një shesh pas Muzeut Historik Kombëtar, "prehet" pa vetëdije ish-presidenti amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com