Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama në Mallakastër: Argumentet e Metës, si të Monikës kur sheh filxhan

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pasdite në Mallakastër për të prezantuar kandidatin e ASHE për zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama tha se qeveria ka mbështetje nga shumica parlamentare dhe se opozita nuk e ka hallin vetëm me zgjedhjet por edhe me negociatat.

“Nuk e kanë hallin me zgjedhjet, por edhe me negociatat. Me negociatat hapen dhe kapitujt e drejtësisë. Protestat e opozitës, me popull imagjinar. Me PS, në rrugën e pandalshme për një vend të denjë. Me daljen e Metës si shpëtimtar u zbulua plani i tyre. Argumentet e Metës, si të Monikës kur sheh filxhan. Nëse do shtynim zgjedhjet, do futeshim në rrugë pa krye. Sot dhjetëra njerëz që janë pas hekurave janë përdorur si mish për top, nga ata që nuk flenë dot gjumë nga ankthi i drejtësisë që po vjen dhe duan t’i fusin ankthin njerëzve. Aq sa arriti ai personazhi i të ndjerit Albert Verria të prishte koncertin me çingijet e tij, aq do arrijë Luli me Ilirin, Saliu me fallxhoren të prishin 30 qershorin. Iliri e kujton kushtetutën filxhan. Ajo tjetra i thotë jepi se më ka dalë një “3” përmbys. I thotë jepi se është edhe një “p”, dmth populli të do. Nëse Ilirit i dridhet zemra për popullin e ka të thjeshtë boll t’i thotë Monikës qetësohu, shiko filxhan, lutu zotit siç e ke zakon përditë të shpëtojë Shqipërinë por pa britma dhe Lulit. Dhe kaq mbaron 97, nuk ka 97 këtu, ka 4 njerëz që duan ta bëjnë Shqipërinë çorap. Kur kemi shkuar 4 vite më parë edhe në Fier, edhe në Patos, edhe në Roskovec, edhe këtu dhe kemi thënë na jepni votën, mbështesni kandidatët tanë, kush na dëgjoi dhe votoi, fitoi. Këtu nuk na dëgjuan shumica por nuk më duket se fituan, mallakastriotë të djathtë e të majtë. Dallimi se çfarë ka ndodhur në këtë bashki dhe të tjera është i dukshëm. Qerimin e keni njeriun tuaj, mbështeteni fuqimisht, unë ju zotohem se nëse bëjmë këtë kontratë me ju në 30 qershor do bëjmë për Mallakastrën më shumë se ç’është bërë në gjithë këto vite”, deklaroi Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej