• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama kthen sytë nga lekët

07:39 | 17/02/2016
në Opinion
0

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Nga Lorenc Vangjeli

Kryeministri Edi Rama vuri gishtin në plagë. Si Shën Thomai. Me një ndryshim të vetëm në fotografinë e kabinetit të tij të formësuar që në vjeshtën e tre vjetëve më parë, ai dha dy mesazhe: ndryshimin e nevojshëm dhe nevojën për dinamikën ndryshe të qeverisjes së tij e sheh tek financat publike dhe tek ekonomia e vendit në përgjithësi.

Edhe pse ka kundërshtuar gjithmonë fort kritikat për rritjen e munguar ekonomike sipas pritshmërive, edhe pse ka justifikuar pothuaj në mënyrë bindëse faturat e mosrealizimit të të ardhurave nga tatimet e doganat, Rama në këtë rast vendosi një standard tjetër me këtë ndryshim të parë të qeverisë së inicuar nga ai vetë: krahasimin me veten, krahasimin me premtimin, krahasimin me shpresën që shënjoi si premtim në programin qeverisës.

Eshtë vështirë të gjesh fajin e ish-ministrit Shkëlqim Cani në këtë histori. Eshtë pothuaj e pamundur të ndash kufirin e përgjegjësisë së tij me atë të shumë drejtuesve të institucioneve më të rëndësishme që ai ka pasur nën varësi dhe të vetë kryeministrit që e kishte atë nën varësi. Dhe është tërësisht e pamundur të gjendet sesa ka ndikuar në performancën e financave shqiptare qoftë faktori subjektiv – mënyra e drejtimit të tyre – qoftë faktori objektiv – situata e trashëguar apo kriza evropiane dhe problemet ekonomike të fqinjëve të Shqipërisë. Por siç ndodh zakonisht në Shqipëri, ikje-ardhjet e ministrave, njëlloj si ato të ngjyrave në qeverisje, janë pak a shumë si fillimi nga zeroja. Dhe tashmë për financat shqiptare, pak a shumë, mirë apo keq, do të duket, edhe pse nuk është e vërtetë, se gjithçka do të nsië nga zeroja.

Lëvizja e Arben Ahmetajt nga ekonomia tek financat dhe ngritja e Ekonomit nga shëndetësia për të shëndoshur Ekonominë, përtej emrave të përveçëm, duhen parë si një sinjal i asaj që kërkon dhe asaj që pret kryeministri. I pakënaqur me performacën financiare të institucioneve në vend, ai sakrifikon Canin duke “sakrifikuar” edhe shpresat që kishte pasur tek ekonomia me Ahmetajn; duke çuar Ekonomin tek superministria e ekonomisë, Rama jep edhe një mesazh për natyrën dhe shtysën për karrierë në PS. Një rrugë e cila nuk kalon domosdoshmërisht nga korridoret e partisë së tij.

Pak dihet për momentin për të tjera arsye që kanë kushtëzuar këtë vendim të papritur të kryeministrit. Po të dëgjohet retorika politike e opozitës që edhe kësaj rradhe qëllon kuturu, ka ndodhur vetëm një “gradim hajdutësh”. Sipas saj ka ndodhur vetëm shpërblimi i besnikëve të Ramës, por pa u thelluar qoftë dhe një çast më shumë për të bërë pak politikë të mirëfilltë për të dhënë përgjigjet e saj për pyetjet: “Pse ndodhi? Pse tani? Pse kështu?” Ato përgjigje do të ishin të vetmet mënyra që në një mënyrë apo një tjetër edhe vetë opozita të merrte një kapital, qoftë dhe modest politik, edhe publiku të ndjehej i shërbyer në mënyrën që mund ta bëjë vetëm opozita. Dhe në vend të saj, shumë më shumë konkret se Basha, ishte opozitari i Ramës brenda PS-së Blushi, i cili e pikturon situatën me ngjyra të errëta: “Ekonomi e përkeqësuar, taksa jo të balancuara, shumë pak politika për të varfërit, performancë e dobët e administratës fiskale…”.

Sa herë që politika apo politikanët shqiptarë ndeshen duke qenë në dy skaje të largëta segmenti që nis nga e bardha e përfundon tek e zeza, e vërteta qëndron diku në mes. Tek zona gri. Për momentin, ky hap i parë i kryeministrit është i dyti ndryshim në qeveri mbas atij të ministrit të drejtësisë që ju kërkua nga aleati Meta. Nëse do të ketë të tretë, kjo pritet të verifikohet. Sepse ndryshe nga sa mendohet zakonisht, politika është si shahu. Kush luan në të, duhet të llogarisë lëvizje pas lëvizjeje me “nëse bëj këtë dhe nëse bëjnë atë”!

Etiketa: Ben BlushiEkonomigradim hajduteshLorenc VangjeliMilva EkonomiShën Thomaisuperministria e Ekonomise

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Grabitetme armë një kazino në qëndër të Tiranës

Grabitje me maska në Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po transportonte kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI) –

Po transportonte kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI) –

11:56 | 04/10/2023
U kap me snajper në makinë, dënohet ish-efektivi i forcave RENEA –

U kap me snajper në makinë, dënohet ish-efektivi i forcave RENEA –

11:54 | 04/10/2023
A e tradhtoi David? Victoria Beckham thyen për herë të parë heshtjen –

A e tradhtoi David? Victoria Beckham thyen për herë të parë heshtjen –

11:50 | 04/10/2023
Arrestohet 49-vjeçari që shpërndante kokainë në shkollat e Beratit –

Arrestohet 49-vjeçari që shpërndante kokainë në shkollat e Beratit –

11:42 | 04/10/2023
Qëlloi me armë, polici i ‘Shqiponjave’ punonte edhe si truprojë… –

Qëlloi me armë, polici i ‘Shqiponjave’ punonte edhe si truprojë… –

11:40 | 04/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Po transportonte kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI) –
  • U kap me snajper në makinë, dënohet ish-efektivi i forcave RENEA –
  • A e tradhtoi David? Victoria Beckham thyen për herë të parë heshtjen –
  • Arrestohet 49-vjeçari që shpërndante kokainë në shkollat e Beratit –
  • Qëlloi me armë, polici i ‘Shqiponjave’ punonte edhe si truprojë… –
  • Ndërron jetë mjeku i njohur, kardiologu personal i Enver Hoxhës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po transportonte kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI) –
  • U kap me snajper në makinë, dënohet ish-efektivi i forcave RENEA –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com