Kryeministri Edi Rama tha se qeveria është e angazhuar të plotësojë pikat e Paktit për Universitetin.
Gjatë një aktiviteti ku u prezantua sondazhi kombëtar mbi cilësinë e mësimdhënies, Rama tha se brenda muajit nis shpërndarja e kartës shumë të pritur të studentëve.
“Angazhimet e marra në dokumentin e paktit për universitetin janë angazhime që do të ndiqen me seriozitet nga Ministra e Arsimit dhe më pas nga qeveria. Sot jemi në kushtet kur një sërë aspektesh janë adresuar dhe të tjera do të adresohen. Para pak ditësh karta e studentit që do fillojë të shpërndahet brenda muajit maj fillon me 40 shërbime por do ketë edhe të tjera”,- tha Rama.