Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama inspekton konviktet, studentët ia mbushin bredhin me “urime”(Film)

Nga Media 0

Ndonëse i mbyllën protestat për këtë vit dhe morën pushimet, studentët me sa duket do të vazhdojnë aksionin. Sot ata kanë pasur ‘një dhuratë’ për kryeministrin Edi Rama.

Në fakt, bëhet fjalë për disa kartolina festash, por jo me urime për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, por me 9 kërkesat që studentët i kërkojnë qeverisë të përmbushë prej më shumë se 2 javësh. Një grup studentësh kanë mbushur bredhin e Kryeministrisë me kartolina me 9 kërkesat e studënteve.

Kurse Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe disa prej rezidencave ku janë akomoduar studentët. Ai ka parë nga afër dhomat dhe kushtet e reja që ofrojnë konviktet.

“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit Rezidencat A/B/C dhe D, ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars😊 Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më parë😉Por nga ana tjetër, kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt🙏”,shkruan Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej