Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim Paketën me Ndryshimet Kushtetuese – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim Paketën me Ndryshimet Kushtetuese

13:45 | 10/07/2020
në Kryesore
0

Miratohet me 16 vota pro paketa me ndryshime kushtetuese, ku pas diskutimeve u miratuan kërkesat e bëra nga opozita për: hapje të listave, pragun zgjedhor 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. I vetmi që votoi kundër ishte kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndërsa vota abstenim nuk kishte.

Deputetët e opozitës së re, akuzuan njëri-tjetrin për falsifikim firmash. Alimadhi akuzoi deputetin Kostaq Papa, se ka lejuar dikë tjetër që të votojë në vend të tij. Ndërkohë që “skena u mbulua menjëherë me ndërhyrjen e Vasilika Hysit dhe Myslym Murrizit, të cilët morën në mbrojtje votën e dyshimtë të Papës. Vetë deputeti tha se do të votojë sërish për të bindur të gjithë se është pro ndryshimeve Kushtetuese.

Përballë këtyre ndryshimeve ka qenë opozita PD-LSI, por edhe ndërkombëtarët. PD e LSI kanë kundërshtuar me forca manovrat për ndalimin e koalicioneve zgjedhore, që nëse miratohen në Kuvend, atëherë PS dëshiron të mos lejojë epërsinë e një koalicioni të madh opozitar që i shkatërron ëndrrën për një mandat të tretë elektoral. Prapa kostumit të Myslym Murrizit dhe kërkesës për lista të hapura, u fsheh projekti për koalicione parazgjedhore, por që tashmë do të jetë zyrtarisht brenda në Kuvend.

Read more

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Në kohën kur komisioneri për Zgjerimin, Oliver Vardelyui bënte thirrje që e vetmja marrëveshje që duhet të kalojë në Kuvend është marrëveshja për të cilën PS e PD ranë dakord më 5 qershor në Këshillin Politik. Por, duket se kulisat kanë qenë më të fshehta, pasi, dje nga kahu i opozitës së re, gjashtë deputetë vendosën të bashkonin votat për të votuar draftin e Këshillit Politik, duke u shprehur se po kontribuonin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian duke marrë parasysh se kalimi i “Zgjedhores” ishte një prej 15 kushteve të vendosura. Depuetët që u larguan dje nga “gjiri” i opozitës parlamentare ishin:  Artur Roshi, Besnik Troplini, Fationa Dhimitri, Suzana Topi, Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani. Në momentin që u duk se opozita e re do të tërhiqet nga këto ndryshime, tanimë ato janë më shumë realitet se kurrë, dhe me një mbështetje të plotë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Etiketa: 16 vota pro paketa me ndryshime kushtetueseAdriatik Alimadhikreu i Partisë Balli KombëtarVasilika Hysi

Të Lidhura

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

nga 27
13:46 | 25/04/2026
0

Një 46-vjeçar, Ylli Berisha, i cili prej vitesh jeton duke lypur, është vënë përballë drejtësisë pasi akuzohet se nuk i...

Para
Rama i përgjigjet Haradinajt: Kush flet shqip, se këtë e ka gjuhën e nënës, të mos e përdorë për të ndarë

Rama: Hapja e listave ndalon koalicionet parazgjedhore, opozita s’mund të ketë gjithçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026
SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

13:16 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –
  • Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com