• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama dhe Basha i gafurren sho-shoqit me debat televiziv

17:05 | 17/07/2016
në Uncategorized
0

Rama dhe Basha vazhdojnë komunikimin virtual nëpërmjet  facebook lidhur me reformën në drejtësi dhe ftesën e detyrueshme për takim nesër, e cila u bë nga ambasadori i SHBA-së Donald Lu.

Para replikës së të tij Rama citoi statusin e Bashës në facebook mbi reformën në drejtësi.

Lexo edhe

Kina kundërshton shitjen e TikTok –

Lutfi Dervishi nuk kursen ironinë për largimin e Kiarës –

Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

rama

Kreu i shtetit e konsideroi “destruktiv” reagimin e një dite më parë të liderit të opozitës dhe se propozimi që ata e quajnë të bazuar 100% tek rekomandimet e Venecias nuk njihet si i tillë nga SHBA dhe BE. Gjithashtu, Rama është treguar i gatshëm për takimin me Bashën në çdo format televiziv të pranueshëm për të.

Shkrimi i plotë i Kryeministrit:

Zoti kryetar i PD,

e lexova me keqardhje dje këtë reagim destruktiv Tuajin ndaj letrës sime publike dhe lejomëni t’Ju rikujtoj publikisht që propozimi Juaj “i bazuar 100% tek rekomandimet e Venecias”, jo vetëm nuk njihet si i tillë nga SHBA/BE, po është refuzuar kategorikisht dhe publikisht prej tyre.

Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një “zgjidhje” të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?!

Si dhe çfarë mund të negociojnë negociatorët sipas Jush, për sa kohë PD nuk lëviz nga ky propozim, që ka si kusht përjashtimin de facto të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar?!

Si ka mundësi që pasi ka shterruar gjithë uji i Venecias, Ju të bëni shurdhin kryeneç ndërkohë që kambanat e alarmit për Shqipërinë bien nga të katër anët, e të përsërisni nga bunkeri ku jeni kyçur bashkë me Partinë Demokratike, të njëjtën kërkesë të papranueshme për të gjithë?!

I dashur Lulëzim,

thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës në Drejtësi dhe mos viktimizoni, për llogari të një grushti të korruptuarish, një popull të tërë që ka sot të drejtën e tij sovrane për të marrë mbrapsht, hakun e ngrënë 25 vjet me radhë nga të inkriminuarit që mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri!

Ju kam propozuar të na paraqisni çdo ndryshim të dëshiruar që mund të gjejë dakordësinë e SHBA/BE dhe do ta pranojmë e do ta votojmë pa lëvizur asnjë presje. Ky propozim është shumë serioz dhe mbetet në fuqi deri në oren 10.00 të datës 21 korrik, kur ne do të hyjmë në sallën e Kuvendit për të votuar reformën.

Unë jam gati të takohem me Ju që nesër për të diskutuar ballë për ballë në kërkim të zgjidhjes së këtij ngërçi absurd. Madje jam gati, që nesër, të debatojmë edhe përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm për Ju, mbi pikën që ndan jo thjesht qëndrimet tona, po qëndrimet Tuaja, të Partisë Demokratike, me qëndrimin e unifikuar të shumicës sonë qeverisëse, të Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian.

Koha vrapon sfida është historike!

Edi Rama

Nuk ka vonuar shumë dhe vjen përgjigjia nga kreu i opozitës për takimin ose debatin që Kryeministri i propozoi këtij të fundit. Basha është treguar i gatshëm për debat në lidhje me taksat e larta, arsimin, shëndetësinë, ekonominë në agoni, varfërinë, etj,. Por, sipas tij, drejtësia nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive.

Shkrimi i plotë i kreut të opozitës:

Debat? Ne cdo ore, ne cdo dite qe te deshirosh! Per taksat e larta, per arsimin dhe shendetesine ne dite te zeza, per ekonomine ne agoni, per varferimin dhe shpunesimin e shqiptareve, per pasigurine dhe pushtetin e bandave, per korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe per drejtesine, por sidomos per rruget e daljes nga kriza, qe PD i ka te hedhura ne alternativen e saj per cdo fushe.
Por Drejtesia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive. Kjo ceshtje kerkon konsensus e vullnet. Une dhe Partia Demokratike i kemi deshmuar te dyja keto cilesi e virtyte qe diten e pare, cilesi e virtyte qe kane munguar rendshem ne anen tuaj.
Une nuk besoj se ju keni ndonje mandat per te folur ne emer te SHBA e BE, keto pune nuk zgjidhen me Bilalin. Por ti ke mandatin e pergjegjesine per tu bere pjese e zgjidhjes.
Edhe nje here, cakto negociatoret, jepu plotfuqine te negociojne zgjidhjen.
Mos u kap pas preteksteve e alibive. Ne kemi ofruar rolin me te gjere e me te fuqishem te nderkombetareve ne procesin e vettingut, duke ju permbajtur Venecias.
Pergjegjesite e tjera ju takojne shqiptareve dhe perfaqesusit e tyre legjitime duhet ta cojne ne fund e ta realizojne reformen ne drejtesi.

Etiketa: akrobaciedi ramakryeneçLulzim BashaOperacioni Ndërkombëtar i Monitorimitrekomandimet e veneciasshurdh

Të Lidhura

Kina kundërshton shitjen e TikTok –

Kina kundërshton shitjen e TikTok –

nga 27
16:56 | 26/03/2023
0

Kina tha se do të “kundërshtonte fuqishëm” çdo shitje të detyruar të TikTok, në përgjigjen e saj të parë të...

Si ka mundësi që në Shqipëri nuk ka liri shtypi?! –

Lutfi Dervishi nuk kursen ironinë për largimin e Kiarës –

nga 27
16:54 | 26/03/2023
0

Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga...

Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

nga 27
16:46 | 26/03/2023
0

Duket sikur mesfushori i Milanit, Rade Kruniç, i ka shpëtuar “për një qime” dëmtimit ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me...

(Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –

(Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –

nga 27
16:44 | 26/03/2023
0

Njerëzit në Liban janë zgjuar në “dy zona rivale kohore”, mes një mosmarrëveshjeje midis autoriteteve politike dhe fetare se si...

Para
3 policë qëllohen për vdekje në Luiziana, SHBA

3 policë qëllohen për vdekje në Luiziana, SHBA

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kina kundërshton shitjen e TikTok –

Kina kundërshton shitjen e TikTok –

16:56 | 26/03/2023
Si ka mundësi që në Shqipëri nuk ka liri shtypi?! –

Lutfi Dervishi nuk kursen ironinë për largimin e Kiarës –

16:54 | 26/03/2023
Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

16:46 | 26/03/2023
(Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –

(Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –

16:44 | 26/03/2023
Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –

Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –

16:36 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Kina kundërshton shitjen e TikTok –
  • Lutfi Dervishi nuk kursen ironinë për largimin e Kiarës –
  • Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –
  • (Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –
  • Albin Kurti vizitë në selinë e Partisë së Lirisë –
  • Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Piolin

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kina kundërshton shitjen e TikTok –
  • Lutfi Dervishi nuk kursen ironinë për largimin e Kiarës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com