Qytetarët kosovarë kundër vendimit të qeverisë: Festat e fundjavës mos të bëhen pushim të hënave! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetarët kosovarë kundër vendimit të qeverisë: Festat e fundjavës mos të bëhen pushim të hënave!

16:36 | 10/04/2022
në Kosove Rajon
0

Dita e nesërme në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës, do të jetë ditë pushimi për shkak të Ditës së Kushtetutës, e cila u festua të shtunën e 9 prillit. Por qytetarët nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që për festat të cilat bien në fundjavë, të jetë pushim gjatë ditëve të punës. Ata thonë së vendimi është i padrejtë dhe duhet të ndryshohet. Vetëm në muajin prill janë tri festa zyrtare gjatë vikendeve, por që të hënave do të jetë ditë pushimi.

Përveç, nesër, qytetarët kosovarë do të pushojnë edhe më 18 prill për shkak se të dielën e 17 prillit festohen Pashkët Katolike, si dhe më 25 prill, për shkak të Pashkëve Ortodokse, të cilat do të festohen të dielën e 24 prillit. Ish-deputeti Nait Hasani, ka thënë se ky vendim ka mbetur nga e kaluara, pasi sipas tij, ditët e punës nuk duhen të shfrytëzohen.

“Është ligj që është miratuar në Kuvend të Kosovës, është ligj që duhet të ndryshohet dhe festat kurdo në ditë të javës janë, aty duhet të festohet… nëse në fundjavë është ditë feste nuk ka nevojë të shfrytëzohet dita e punës, kjo ka mbetur nga e kaluara që është miratuar. Besoj që tashmë e kanë shumicën dhe duhet të ndryshohet, kemi nevojë të punojmë dhe jo të rrimë” – tha Hasani.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Këtë vendim nuk e ka pritur mirë as qytetari Hasim Qanolli, ku edhe ka akuzuar institucionet që nuk po punojnë aq sa duhet.

“Ditët e festës nuk duhen të zëvendësohen hiç, atë ditë që është festa, atë ditë duhet të festohet.. dita e hëne duhet të jetë ditë pune, jo të bëhen nga 4-5 ditë pushim, edhe ashtu pak po punojnë” – tha ai.

Ndërsa, Kumrije Alia tha se ditët e festave nuk është e drejtë të zëvendësohen.

“Vetë emri festat tregon që nuk duhet të zëvendësohen aq më pak në një ditë të javës, është e padrejtë” – tha ajo.

Kujtojmë se deri në fund të vitit do të jenë edhe 8 festa ku institucionet e Kosovës do të kenë pushim, prej tyre, tri në prill, një në maj, një në korrik dhe një në dhjetor, janë festa që festohen në fundjavë, por që të hënave do të jetë ditë pushimi. Pushim të hënën dhe të martën institucionet kanë marrë edhe më 3 dhe 4 janar, pasi Viti i Ri u festua të shtunën e të dielën e 1 dhe 2 janarit.

Etiketa: festatfundjavëhenavekosovarëqeveriseqytetaretvendimi

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para

Edi Rama vizitë në Gjermani, zbulohet axhenda e takimeve me zyrtarët e lartë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

17:00 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –
  • Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com