Qylsat e Lulit… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qylsat e Lulit…

08:45 | 30/01/2019
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Asnjëherë nuk e kanë marrë më shumë seriozisht se kaq Lulzim Bashën, sa në këtë kohë, ku veç të tjerash ai lajmëron një demonstratë në mes të shkurtit, e cila është e veshur me një tis të mistershëm se si do ta ketë fundin. Sali Berisha thotë që rrethimi i qeverisë me një zinxhir njerëzor është një zgjidhje. Dikush tjetër po parasheh një Çadër 2, kurse më trimat janë ata që arrijnë deri te rezistenca popullore në rrugë si ato të Bukureshtit.

Vetë Lulzim Basha po nis një rrugëtim nëpër rrethe, i cili më shumë se sa do të frymëzojë demokratët për goditjen vrastare të klikës, do të shërbejë: e para, për të frymëzuar Lulin vetë, për ta “droguar” me adrenalinën e përmbysjes. E dyta, e ndoshta më e rëndësishmja, për të gjetur atje, jashtë Tiranës formulën e rezistencës, e cila duhet të sjellë rrëzimin e qeverisë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Këtë e ka kuptuar më mirë se kushdo vetë kryeministri, i cili po mundohet me aq sa ka në dorë makina e tij propagandistike të demotivojë çdo lëvizje popullore, qoftë kjo dhe me përmasa të vogla. Qeveria e tij është kaq e brishtë sot, sa dhe një puhizë e lehtë kishte për ta hedhur. Propaganda i ngjan asaj këngës së fëmijës: “Një elefant në një fije merimange kolovitet, por kur e pa që s’u këput hypi një tjetër elefant…”. Ai e kupton që tashmë me “tërhiq e mos e këput” nuk e shtyn dot, ndaj krahas demoralizimit të gjindjes së pakënaqur, ka rihedhur në treg ofertën e bashkëqeverisjes, madje të ringjalljes së Paktit famëkeq të 18 Majit. E gjithë aradha e propagandistëve, komentatorëve, kolaboracionistëve të pushtetit të tij po ngulmojnë se Luli po na bën presion, pasi do një tjetër marrëveshje si ajo lëtyra e Çadrës 1. Në fakt, është Edi Rama që e do tasin e ringrohur të çorbës dhe kjo nuk ka nevojë për parashikimet e Nostradamusit që të vihet re.

Por, në këtë fushatë të pëgërë, qeveria ka jo dhe aq çuditërisht mbështetjen e qylaxhinjve në opozitë, të cilët janë sot ligjvënës, “disidentë”, kryetar-fantazëm të partive-fantazëm, por me mandat të vërtetë në Kuvend, pasi ishin ata dhe vetëm ata që përfituan nga Çadra 1 duke u futur në listën e Partisë Demokratike. Nga një teke raki me qofte te një bisht prasi me gjizë, të dalin në televizor dhe të flasin për “frikën” që ka ky soj se mos i merr në qafë Luli me një marrëveshje të dytë.

Me thënë të drejtën Lulit kaq mirë ia bëjnë, sa nuk e kanë idenë, pasi ishte ai që e vendosi hajvanin para kalit, vendosi këta pupacë politikë para demokratëve. Madje, sot u merr mend, nëse duhet t’i djegë mandatet, kurse ata në sallat e mbledhjeve opozitare shtrihen sa gjatë gjerë t’i mbrojnë mandatet me trup, por kur dalin në media bëjnë si Katallanët e opozitës, meqë nuk po i lë Luli t’ia vënë shkrepsen pushtetit.

Nejse, këto janë mëkatet e Lulzim Bashës, i cili do të vijë në pushtet, vetëm në ditën kur të kuptojë se aspirata e përmbysjes është tek demokratët dhe jo tek ata kokrrat që i japin mend me gushët e varura nga yndyra e qylit. Duhet uruar ta kuptojë, sepse Edi Rama, jo vetëm e ka marrë vesh, por ka nisur dhe punën për të çminuar fushën, nga e cila do s’do duhet të kalojë.

Etiketa: Çadër 2edi ramaKatallanëtkolaboracionistëkomentatorelëtyraLulzim BashapropagandistëpuhizëQylsat e Lulit…Tërhiq e mos e këput

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Basha në Kavajë/ Populli ta zgjidhë kontratën më Edi Ramën, ja pse duhet të na votoni ne

Basha në Kavajë/ Populli ta zgjidhë kontratën më Edi Ramën, ja pse duhet të na votoni ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com