Nuk ka ndodhur kurrë/ Qeveria nuk konfirmon takimin me përfaqësuesit e Komsionit të Venecias – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka ndodhur kurrë/ Qeveria nuk konfirmon takimin me përfaqësuesit e Komsionit të Venecias

16:35 | 23/11/2020
në Kryesore
0

Komisioni i Venecias ka kërkuar takim me përfaqësues të Qeverisë dhe Opozitës në datën 16 Nëntor, në kuadër të përgatitjes së Opinionit mbi ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, pas shkresës që ka dërguar atje, Presidenti Meta. Një vonesë e pajustifikuar e autoriteteve shqiptare, ka bërë që Komisioni i Venecias ta shtyjë takimin për në datat 23-24 Nëntor. Për këtë qëllim, të gjitha institucionet kanë marrë një kërkesë për takime në datat 23-24 Nëntor, përfshirë edhe Kuvendin dhe Kryeministrin. Por, dhe këtu Komisioni i Venecias është gjetur përpara një surprise, siç i thanë gazetës Mapo, burime të besueshme..

Ndërsa Presidenca, Opozita (PD dhe LSI), KQZ dhe shoqëria civile janë dakordësuar për takimet për në datat e propozuara nga Komisioni i Venecias, Kuvendi dhe Kryeministri Edi Rama duket se ende nuk kanë konfirmuar, duke kërkuar përsëri shtyrje të tyre. Ndodhur përpara kësaj situate, ngjan se Komisioni i Venecias ka kuptuar që Qeveria është duke bërë një lojë, për të shtyrë dhe pamundësuar dhënien e Opinionit në mes të Dhjetorit, ashtu siç kishte konfirmuar më parë vetë Presidenti i këtij Organizmi. Për këtë arsye, Venecia ka përgatitur një axhendë takimesh vetëm me autoritetet që kanë konfirmuar.

Kështu gjatë ditës së sotme dhe nesër, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë bisedime (takime) online, sipas kësaj agjendë: Datë 23 Nëntor 2020: 9:30 – Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe 11:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Datë 24 Nëntor 2020: 11:00 – Partia Demokratike e Shqipërisë; 12:15 – Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 14:15 – Përfaqësues të OJF-ve

Read more

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Lexo edhe : Basha: Shqipërisë i duhet një qeveri që nuk rri në Instagram, por në vijën e parë të luftës

Në 20 Nëntor, Komisioni i Venecias i ka dërguar paraprakisht autoriteteve shqiptare edhe pyetjet për të cilat pret të diskutojë me to, si më poshtë:

-A ka relacion shoqërues për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor, që argumentojnë arsyet dhe impaktin e këtyre ndryshimeve?
-Lidhur me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe ndryshimet e 5 tetorit në Kodin Zgjedhor: Kush u konsultua? Partitë politike, përfshirë ato kryesore jashtëparlamentare, qoftë edhe përmes Këshillit Politik? Shoqeria civile? Ekspertët ligjorë? A ka pasur një konsultim publik për këto ndryshime? Si u morën parasysh mendimet e shprehura?
-(Pyetje veçanërisht për Presidentin e Republikës) A konsideroni se është shkelur procedura për rishikimin e Kushtetutës / Kodit Zgjedhor, dhe, pse?
-A janë bërë simulime me sistemin e ri zgjedhor (pra, pa koalicione, prag më i ulët)? Cilat ishin rezultatet?
-Cilat janë arsyet për ndryshimet në sistemin zgjedhor – përfshirë futjen e votimit preferencial; të drejtat e veçanta të kandidimit për kryetarë të partive politike; kërkesa për një parti udhëheqëse në listat e përbashkëta?
-Cili është ndikimi i ndryshimit kushtetues në lidhje me caktimin e zonave elektorale?
Kjo është hera e parë në 30 vite ku Qeveria dhe Kuvendi përpiqen të vonojnë Opinionin e Komisionit të Venecias, duke nxjerr pengesa për realizimin e procedurës së konsultimit të autoriteteve me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias. Ky komision, ka pasur gjithnjë konsensus të të gjithë palëve, dhe ka qënë në këto dekada, i pakontestueshëm.

Etiketa: Komisioni i VeneciasopozitaPresidenti Ilir MetaQeveria

Të Lidhura

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

nga 27
17:29 | 03/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil...

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

nga 27
17:13 | 03/04/2026
0

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:05 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:03 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Para
Papërgjegjshmëria e ministrisë, deklaron të vdekur pacientin që ishte në koma

Ministria e Shëndetësisë: 17 humbje jete nga Covid-19, regjistrohen 795 raste të reja

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

16:49 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com