Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Qeveria e re, Haradinaj fton në konsultime Vetëvendosjen dhe LDK-në

Nga Media 0

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma) u ka bërë thirrje partive politike që kanë siguruar deputetë në Kuvendin e Kosovës, që t’i nisin konsultimet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai ka ftuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekti i dytë i dalë nga zgjedhjet që të diskutojnë, ndonëse kjo e dyta ka dalë me qëndrimin se do ta formojë vetë Qeverinë e ardhshme.

Nisur fakti që Kushtetuta i jep koalicionit PAN si fitues i zgjedhjeve të drejtën për formimin e Qeverisë, Haradinaj ka ftuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe dhe subjektet tjera joserbe që të bisedojnë dhe në afatin, sipas tij, sa më të shkurtër kohor të formojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Për të martën, Haradinaj ka ftuar në takime të ndara kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Takimet konsultative, sipas tij, do të mbahen në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj ka deklaruar se do të angazhohet për krijimin e një Qeverie me bazë sa më të gjerë, në mënyrë që funksionimi i saj të jetë më i lehtë dhe më efikas.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka ceritifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit me çka është hapur mundësia që brenda një muaji, të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj duhet që brenda 15 ditëve të bëjë propozimin e tij për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai pritet që mandatin për kryeministër  ta marrë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

/REL/

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej