Qershor 1946/ Todi Lubonja: Vramë 4 të arrestuar, ekzekutuam 3 strehuesit e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qershor 1946/ Todi Lubonja: Vramë 4 të arrestuar, ekzekutuam 3 strehuesit e tyre

12:04 | 05/12/2016
në Uncategorized
0

Terrori komunist i Brigadave të Ndjekjes, strukturat që vranë mijëra shqiptarë në vitet e para të diktaturës komuniste. Si organizoheshin vrasjet për të bërë shembuj në popull me qëllim shtypjen e çdo zëri kundër regjimit.

Brigadat e Ndjekjes, ishin forcat terroriste të viteve të para të regjimit komunist, që kryen mijëra vrasje njerëzish të pafajshëm të etiketuar si kundërshtarë të regjimit komunist. Një prej drejtuesve të këtyre brigadave ishte Todi Lubonja. Përmes këtyre brigadave, udhëheqja komuniste e drejtuar nga diktatori Enver Hoxha, organizoi gjatë viteve të para të sistemit komunist, vrasje mizore

enver_hoxha3në të gjithë Shqipërinë por kryesisht në Veri të vendit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Terrori komunist i viteve të para ishte për të zhdukur çdo pinjoll familjesh që mund t’i sillnin telashe sistemit gjatë pushtetit, por njëherësh edhe terrorizimin popullit për të shuar çdo frymë kundërshtimi ndaj komunistëve. Operacione të tmerrshme janë kryer në Veri të vendit, ku Brigadat e Ndjekjes kanë vrarë njerëz të pafajshëm, në mënyrat më mizore. Një prej drejtuesve të këtyre brigadave famëkeqe ishte Todi Lubonja, i cili disa vite më vonë do ta provonte në kurrizin e tij dhe të familjes, dhunën e sistemit, për të cilin kishte kontribuar aq shumë për ta ngritur në këmbë.

Në një letër që Todi Lubonja i dërgonte Komitetit Qëndror të PKSH-së (Partia Komuniste Shqiptare), më 19 qershor të vitit 1946, ka detaje që tregojnë për masakrat e komunistëve ndaj kundërshtarëve të regjimit dhe njerëzve të pafajshëm. Në raportimin e  Todi Lubonjës, duket zelli me të cilin ai jep shifrat e vrasjeve që ishin bërë brenda dy ditësh dhe planet për vrasjet në ditët e ardhshme. Ka emra e mbiemra njerëzish të vrarë me gjyq e pa gjyq, ka emra fshatrash e krahinash, si dhe projektin e  komunistëve për të shtypur popullin përmes propagandës së dhunshme të vrasjes së atyre që nuk ishin të preferuarit e regjimit. Në letër evidentohet edhe një tjetër fakt i dhimbshëm, vrasja e atyre personave që guxonin të strehonin “kundërshtarët e regjimit”.

Letra

Nr.25/5 Rez                                                       20 Qershor 1946

Komitetit Qendror të P.K.Sh.

Lidhje me telin Nr.25/4 Rez datë 11 Qershor 1946.

Sot, më datën 19 Qershor 1946, në orët e para të mëngjesit u ekzekutuan me vendim të Gjyqit Special, katër të arrestuarit Nazif Reçi, Bajram Vlesha, Fiqiri Zeai dhe Gani Hoxha që u kapën disa ditë më parë. Gjithashtu me vendim të Gjyqit Special, u ekzekutuan në

lubonja-letra-300x145Shumbat, tre strehuesa të Dam Kaloshit dhe Cen Elezit të quajturit Cen Selmani, Adem Bitri dhe Rustem Bitri.

Për të bërë që populli t’i aprovojë këto masa, do të organizojmë duke filluar që nga data 20 qershor 1946 metingje dhe konferenca më të gjata në qendrat e grumbullimit të nën-prefekturave. Në këto konferenca do të vihet në dukje se do të godasim pa mëshirë kriminelët dhe strehuesit.

Me këtë rast do të bëhet dhe thirrje për dorëzim duke theksuar se faji do t’u rëndohet më tepër në rast se nuk dorëzohen për të dalë para gjyqit.

Do të hidhet parrulla për besëlidhjet e 3-4 fshatrave për mos strehimin e kriminelëve, kjo në formë e tifaqer. Mbi efeketet  dhe përshtypjet e këtyre masave konferencave do t’u njoftojmë me letër të veçantë.

Todi Lubonja

Disa vite më vonë, do të ishte vetë Todi Lubonja në krahun e viktimave. Pas Plenium të IV të PPSH-së, në vitin 1974, Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami u dënuan për veprimtari armiqësore si pjestarë të të ashtuquajturit “grup liberal”.  Lubonja ishte në atë kohë drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, kur u zhvillua festivali i 11, në vitin 1973, pas të cilit u arrestua bashkë me një grup drejtuesish të institucioneve të artit komunist në Shqipërinë e asaj kohe. Në atë festival u vu re një frymë liberale, megjithëse Shqipëria ishte një vend krejtësisht i mbyllur. Për këtë frymë liberale, u fajësua Lubonja dhe grupi tjetër i drejtuesve.

dokument-rina

Etiketa: Adem BitriBrigadat e NdjekjesCen EleziCen SelmaniGjyqi Specialterrori komunistTodi Lubonja

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

Tre pamje karikaturale të demokracisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com