Pasditen e djeshme në aksin rrugor Fllakë-Fshati Rinia në Qerret është aksidentuar për vdekje një 76 vjeçar.
Mësohet se i moshuari H.A ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal të Durrësit.
Policia po punon për kapjen e autorit ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Largimi nga vendi i aksidentit”