• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Që Ditmiri mos të shkojë për sallore

17:55 | 22/02/2016
në Këndonjësit
2

Nga Enkel Demi

Ka disa ditë që 27.al raporton në lidhje me disa aktivitete që elementë ekstremistë në Athinë janë duke organizuar për Vorio Epirin. Organizatat që kryesohen nga njerëz që nuk e fshehin se janë nazistë si Kristo Papas janë mbështetur edhe nga shtetas të Shqipërisë si Vasil Bollano. Krahas me këto aktivitete të ndodhura në 14 dhe 20 shkurt, Ministria e Jashtme Greke ka organizuar një konferencë shkencore në lidhje me Vorio Epirin e çështjen çame. Për këtë konferencë ka patur një debat në Kuvendin e Shqipërisë mes nënkryetarit të Parlamentit, Shpëtim Idrizi dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ky i fundit u shpreh se nuk ka ndër mend të bëjë një notë proteste ndaj Athinës zyrtare në lidhje me këtë konferencë, megjithëse takimi “shkencor” organizohej në sallën “Yannos Kranidiotis” e Ministrisë së Jashtme Greke dhe përdorej termi irredentist “Vorio Epir”.

Lexo edhe

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

Është njësoj sikur në një nga sallat e Ministrisë sonë të Jashtme të organizohet një konferencë shkencore për Shqipërinë e Madhe. Nëse një gjë e këtillë do të kishte ngjarë jo vetëm nota e protestës do kishte ardhur flurthi, por ambasadori grek e jo vetëm do bënin sallore në zyrën e Ditmir Bushatit në të gjitha vaktet e ditës.

Ky lloj frustrimi ndaj fqinjëve është i trashëguar që nga kohët e komunistëve, kur shoku Enver shkruante librin “Dy popuj miq” apo shpallte vëllezër kinezët dhe miq kosovarët. Që kemi një çerek shekulli që i shohim grekët me kompleksin e inferioritetit, kjo nuk do as laps, as kalem. Përherë ata na kanë kërcënuar me emigrantët, thua se po na i mbajnë me bukë.

Shumë shpejt Ditmir Bushati do të shkojë për një vizitë zyrtare në Athinë. Ka gjasë që intesifikimi i veprimtarive naziste dhe nacionaliste të tipave si Kristo Papas, Babis Karathanos, Lefter Prifti, Vasil Bollano, Eleni Dhimu janë prologu i asaj që do e presë ministrin tonë. Nëse ai nuk ka guximin nga Tirana të lëshojë zë mbi atë çka po presin t’ia shtrojnë në tryezë, do të jetë shumë e vështirë të sillet me dinjitet, tek të ulet në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.

Kuptohet që në Shqipëri ndjeshmëria për këto halle është e ulët, sepse ne kemi çështje më të mëdha për të diskutuar, si parku i lodrave, por andej nga nahija e fqinjëve Eleni Dhimu nuk lë takime vetëm në motele me ndonjë ligjvënës shqiptar, por edhe mbulon cipën me flamurin e Vorio Epirit, i cili dhe ne, shqiptarëve po nis të na duket familjar. Apo jo Ditmir?

Etiketa: Babis KarathanosDitmir BushatiDy popuj miqEleni DhimuEnkel DemiKristo PapasLefter Priftishoku EnverVasil BollanoVorio EpiriYannos Kranidiotis

Të Lidhura

Burrështetasve shqiptarë nuk u mungon gjithaq mençuria, sa ndershmëria!

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

nga 27
10:17 | 12/08/2022
0

Nga Kim Mehmeti Te disa ‘kalemxhinj’ dhe qarqe mediatike shqiptare – kryesisht në Prishtinë – mbisundon mendësi e përafërt me...

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

nga 27
11:33 | 08/08/2022
0

Nga Artan Fuga Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa, u shkatërrua konsumatori, dhe tani, Zoti merr hak, edhe...

“Idiotët e ujit vrasin”/ Fëmija u godit nga skafi, deputeti shqiptar rrëfen tmerrin

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

nga 27
11:05 | 06/08/2022
0

Nga Irena Beqiraj Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë ! Për një njeri që noton...

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

nga 27
12:40 | 04/08/2022
0

Nga Lutfi Dervishi Si ndodhi që figura e policit është zhvendosur nga rubrika e satirës dhe humorit te kronika e...

Para
Veliaj sharkon drejtorin e UKT-së, Neritan Gjojdeshi

Veliaj sharkon drejtorin e UKT-së, Neritan Gjojdeshi

Comments 2

  1. Kola says:
    6 vjet më parë

    Sa patriote te medhenj ka ky mut vendi qe gjithe diten lehin blogjeve e gjithe naten vrasin e permbysin gjithcka.

    Përgjigjiuni
  2. Demokrati says:
    6 vjet më parë

    Je i madh Enkelejd,shqiperia do te rroje se per ate luftojme ne,pa kosove e çameri nuk ka shqiperi

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…

Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…

23:46 | 12/08/2022
E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak

E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak

23:37 | 12/08/2022
Meta letër Bidenit për Pavarësinë: Uroj forcimin e miqësisë tonë të bekuar

Masakra me 11 viktima në Mal të Zi, Meta: Jam i tronditur! Ngushëllime familjeve

23:31 | 12/08/2022
Tragjedia në Mal të Zi, 11 viktima mes tyre 2 fëmijë

Tragjedia në Mal të Zi, 11 viktima mes tyre 2 fëmijë

22:08 | 12/08/2022
DETAJE/ Aksidenti në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur mes tyre dy të mitur (FOTO)

Aksidenti me 8 të plagosur, policia jep detajet/ Nga fëmija 2 vjeç, tek më i madhi 32 vjeç

21:47 | 12/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…
  • E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak
  • Masakra me 11 viktima në Mal të Zi, Meta: Jam i tronditur! Ngushëllime familjeve
  • Tragjedia në Mal të Zi, 11 viktima mes tyre 2 fëmijë
  • Aksidenti me 8 të plagosur, policia jep detajet/ Nga fëmija 2 vjeç, tek më i madhi 32 vjeç
  • DETAJE/ Aksidenti në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur mes tyre dy të mitur (FOTO)

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…
  • E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com