• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Që askush të mos ndjehet vetëm…

16:19 | 15/08/2020
në Opinion
0

Nga dom Gjergj Meta

Kovidi-19 duhet marrë seriozisht, jo vetëm pse vret dhe krijon probleme shendetësore, por për pasojat që po shkakton në jetën e globit, duke filluar nga shkolla, biznesi, shëndeti mendor, marrëdhëniet ndërnjerëzore, zakonet që rregullojnë aspekte antropologjike sikurse dasmat, vdekjet dhe ngjarje të tjera familjare, familja nukleare, varfëria etj.
Nuk mund ta anashkalojmë një trajtim kompleks të kësaj situate, më e pazakonta e të paktën 80 vjetëve të fundit, pas luftës së II Botërore.

Lexo edhe

Në Maqedoni çdo gjë është e përkohshme, përpos antishqiptarisë!

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

“Rindërto, prish, rindërto”, si po e vjedh e shkatërron “Lali” Tiranën

Njerëzit gjenden mes frikës dhe papërgjegjësisë, hutimit të strukturave dhe paqartësisë së komunitetit të shkencëtarëve. Politika, fatkeqësisht e gjendur e papërgatitur, po rreh ujë në havan, sidomos në vende si Shqipëria që nuk është e përgatitur për një epidemi e jo më për një pandemi. Teoritë kospiracioniste dhe ujqërit e fitimit, që dikur i quanim spekulatorë, po bëjnë kërdinë, duke përfituar nga çdo hapësirë e dobësisë së njerëzve apo sistemeve politike dhe ekonomike.

Kjo krizë përfshiu edhe religjionet. Janë epike pamjet me Papa Françeskun i vetëm në sheshin e shën Pjetrit duke u lutur. Po ashtu pamjet e Mekës, të Tokë së shenjtë që zakonisht janë plot me njerëz njohën ndoshta pas shumë shekujsh zbrazëtinë. Kjo kohë pati ndikim në ushtrimin e kultit të komuniteteve religjioze duke kufizuar pjesmarrjen në normalitetin me të cilin ishin mësuar.

Përtej konstatimit duhet të thellohemi në domethënien e kësaj situate të pajetuar më parë së paku nga brezi ynë. Ky virus, pavarësisht nëse është krijuar në laborator apo nga natyra, na ka vënë përballë frikës së një prekje të mundshme të gjithëve. Kjo na ka nxjerrë në pah brishtësinë e natyrës tonë e në të njëjtën kohë limitin e arritjeve shkencore. Por nga ana tjetër ka ngacmuar brenda nesh edhe kuptimin e përkujdesjes për të tjerët. Si në kontrast mund të themi se po prekim me dorë natyrën shoqërore të njeriut i cili nuk mund të anashkalojë të jetuarit në bashkësi qoftë edhe duke mos u takuar me tjetrin. Më mirë të themi se ky takim duhet të ndodhë në një mënyrë tjetêr nga ajo e zakonshmja.

Në mënyrë paradoksale prekja nga virusi e bën të dukshme këtë natyrë sociale të njeriut. Jemi të lidhur me njëri-tjetrin edhe në aspektin e përçimit të së keqes. Gjithë sfida është si ta kthejmë, ta shndërrojmë këtë përçim në një zinxhir solidariteti, në mënyrë që askush të mos mbetet vetëm. Karantinat e domosdoshme të mos kthehen në prerje relacionesh, por në forcimin e tyre. Është rasti kur frika mundet me kujdes dhe përkushtim ndaj të tjerëve. Zinxhiri i prekjeve nga virusi, duke u interesuar për njëri-tjetrin, mund të kthehet në një zinxhir solidariteti. Kjo do të zbusë edhe ato pasoja që listova në fillim. Kjo është lufta e mirë që duhet të bëjmë pa u kursyer në mënyrë që t’ia dalim të gjithë bashkë.

Zoti qoftë me ne!

Etiketa: Covidi-19dom Gjergj MetakarantinaPapa FrançeskuTeoritë kospiracioniste

Të Lidhura

Në Maqedoni çdo gjë është e përkohshme, përpos antishqiptarisë!

Në Maqedoni çdo gjë është e përkohshme, përpos antishqiptarisë!

nga auto post
17:03 | 07/07/2022
0

Nga Kim Mehmeti Në Maqedoni çdo gjë ngjanë si e përkohshme, përfshi edhe shtetin me histori ‘të arnuar’ e me...

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

nga auto post
16:54 | 07/07/2022
0

Nga Preç Zogaj Arsyeja dhe intuita janë busulla e saktë e popullit. Një shumicë antiamerikane në Shqipëri është e pamundur....

“Rindërto, prish, rindërto”, si po e vjedh e shkatërron “Lali” Tiranën

“Rindërto, prish, rindërto”, si po e vjedh e shkatërron “Lali” Tiranën

nga Alma
18:00 | 02/07/2022
0

Kryetarit të Bashkisë së Tiranës do t’i shkonte për shtat pa asnjë dyshim nofka “hajdut me çizme”. Kjo jo vetëm...

Trekëndëshi që zbulon tradhtinë ndaj Kosovës

Sa do të donte Edi Rama të cilësohej “kristal, argumentues, i përsosur” si Vjosa Osmani!

nga Alma
15:21 | 24/06/2022
0

Nga Enver Bytyci   Markus Preiß, drejtues i studios ARD Europë në Bruksel, e ka shkruar në Tviter këtë status...

Para
Sulmi ndaj hotelit në Tushemisht, shkon në 7 numri i të arrestuarve

Sulmi ndaj hotelit në Tushemisht, shkon në 7 numri i të arrestuarve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Miratohet projekt rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë

Miratohet projekt rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë

19:03 | 07/07/2022
Ngre 8 kate pa leje, kunati i Fatmir Xhafajt bën 35-katëshe kullën në mes të Tiranës!

Ngre 8 kate pa leje, kunati i Fatmir Xhafajt bën 35-katëshe kullën në mes të Tiranës!

19:00 | 07/07/2022
“Blinde, blinde”, Berisha: Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit (Video)

“Blinde, blinde”, Berisha: Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit (Video)

18:58 | 07/07/2022
Berisha mbërrin në selinë e PD-së, mbështetësit “tundin” vendin

Berisha mbërrin në selinë e PD-së, mbështetësit “tundin” vendin

18:49 | 07/07/2022
Tabaku: 1 në 2 procedura për prokurimet publike rezulton me shkelje

Tabaku: 1 në 2 procedura për prokurimet publike rezulton me shkelje

18:45 | 07/07/2022

Më Të Lexuarat

  • Miratohet projekt rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë
  • Ngre 8 kate pa leje, kunati i Fatmir Xhafajt bën 35-katëshe kullën në mes të Tiranës!
  • “Blinde, blinde”, Berisha: Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit (Video)
  • Berisha mbërrin në selinë e PD-së, mbështetësit “tundin” vendin
  • Tabaku: 1 në 2 procedura për prokurimet publike rezulton me shkelje
  • Berisha i thirri në protestë, ja çfarë po ndodh para selisë së PD-së (Video)

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratohet projekt rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë
  • Ngre 8 kate pa leje, kunati i Fatmir Xhafajt bën 35-katëshe kullën në mes të Tiranës!

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com