Punë e madhe, bota le të ecë sa të dojë përpara! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punë e madhe, bota le të ecë sa të dojë përpara!

06:30 | 21/02/2020
në Opinion
0

shkruan Fahri Xharra

“Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë ment dhe ndërtohen. Ne, shqiptarët s’marrim dot mësime. Malet tunden dhe rrëkëllehen, ne nuk e ndryshojmë mënyrën tonë. Mbani mend mirë këtë që po u them: Në njëqind (100) vjet, në vafshim si vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.” (Faik Konica, një shekull më parë.)

Kur do  të mbushemi mend? Qe 100 vjet e njëjta po përsëritet – dhe ne si jo kurrizorët pa evoluim e vazhdojmë rrugëtimin tonë (i thënçin rrugëtim) “krahas” botës së civilizuar. Po, po ne ecim vetë e bota ecën së bashku. Ne udhëtojmë dhe mendojmë që jemi në hap me kohën, por neve koha na është ndalur. Ora e jonë e murit punon ende “alla turca”. Vetë turku ecë “alla franga” e neve na është futur freni në lëvizjen e akrepave të orës e kurrsesi të shkoqemi nga një periudhë e errtë. E më e keqja i thurim lavde; e rrisim, e zmadhojmë dhe prapë mbesim aty ku ishim para 100 vjet në kohën e Faik Konicës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

“Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë ment dhe ndërtohen”, kurse ne kënaqemi që ishim dhe jemi ata të para 100 vjetësh. Çfarë hipokrizie ndaj vetëvetes, ndaj fëmijëve tanë, ndaj së ardhmes sonë dhe prapë ndalemi e nuk duam të ecim përpara. Ore, bota mbërrini në Planetin Mars!, e ne ende nuk ia kemi besën botës që Toka është e rrumbullakët. Ore, ata po na parashohin motin në çdo milimetër katrorë, në çdo skutë të botës, ne ende i kemi “vraçat” tonë që publikisht “vajtojnë” dhe luten për shi .
Bota thurr teknologji supermoderne të kohës e ne ende (njëlloj si para 200-300 vjetësh) mashtrohemi me fjalët e atyre, lëre që vetë nuk dinë, por edhe e “budallikojnë” një popull.
Faik Konica!, po më vjen shumë mirë që e kishim një mendje hollë si ay, por jam shumë i dëshpëruar në ne, pasardhësit e tij që nuk e patëm as një fije guxim, as një fije mençuri e t’ia thyejmë parashikimet e tija. E pamundur, historikisht e pamundur të ngelesh prapa botës për 100 vjet!
Faik Konica! e kam edhe për lavdërim kombëtar që ne jemi “besnikë” të fjalës, dhe nuk e ndërrojmë as pas 100 vitesh atë që e mendonim në kohën e tij. Burrat e shqiptarisë flasin një herë, dhe nuk i bëjmë lak fjalës; jemi ata që ishim para 100 viteve dhe stop, aty kemi ngelur.
Ne nuk lëvizim “cërc e mërc” si ato te fabrikat e elektronikës , mjekësisë, teknologjisë që çdo gjashtë muaj dalin me diçka të re; ne nuk ndërrojmë.
I japim fjalën Faik Konicës që edhe në 100 vitet e ardhshme do e mbajmë fjalën e prapambetjes mendore dhe se të jemi po ata, ashtu si në atë kur ia kishte dhënë lamtumirën kësaj bote.
Punë e madhe që bota ecë përpara, ne i jemi besnikë traditës; nuk i bimë shqelm fjalëve tona.

Etiketa: alla frangaalla turcabotaFahri XharraFaik KonicapërparaPlaneti MarsPunë e madherrugetimshekullturku

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Harta e mbjellë me burgje, kampe internimi dhe kampe pune (film)

Harta e mbjellë me burgje, kampe internimi dhe kampe pune (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com