Prokuroria ka firmosur sot urdhër-arrestin për ish-kreun e bashkisë Vorë, Agim Kajmakun ndërsa policia është ende në kërkim të tij.
Ndërkohë ABC News ka siguruar urdhrat që Agim Kajmaku ka firmosur ditën e shkarkimit nga KQZ.
Siç shihet në urdhrat zyrtarë, të firmosura nga ish-kreu bashkiak i Vorës, urdhri i lirimit nga detyra mban nr. 146, ndërsa urdhri për emërimin në detyrë mban nr. 92. Përvec kësaj edhe nr. i protokollit në shkresat e firmosura nga Kajmaku janë të një rendi jo të rregullt.
Kajmaku shkarkoi nga detyra dy zëvendësit e tij Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri duke vendosur si të vetmin nënkryetar shefin e Kabinetit Gent Picari. Sipas prokurorirsë, Kamjaku e ka ndërmarrë këtë veprim pasi ka mësuar se u shkarkua nga KQZ-ja duke i vendosur vendimit datën e një dite më parë.