Pse SPAK nuk e arreston Berishën? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse SPAK nuk e arreston Berishën? –

18:47 | 04/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Andi Bushati

Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në ballë të grupit që ndez flakadanë në parlament, ndërkohë që ai duhej të zbatonte urdhër paraqitjen, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme. Po bëhet një muaj e gjysëm që kur SPAK dhe më pas gjykata morën vendimin për sekuestrimin e pasaportës dhe kufizimin e lëvizjes së liderit të opozitës, si të akuzuar për korrupsion pasiv në rasin e privatizimit të ish klubit Partizani, që ish kryeministri po i sfidon në mënyrë të hapur ata.

Berisha e ka deklaruar publikisht, në mënyrë provokuese, se nuk e njeh dhe nuk e respekton këtë vendim të paligjshëm dhe në shkelje të kushtetutës sipas tij. Por ama, organet e drejtësisë së re, janë të bindura se kanë zbatuar me përpikmëri ligjin dhe se ato nuk duhej të merrnin miratimin nga parlamenti për këto restriksione të buta që duan të aplikojnë ndaj një deputeti të zgjedhur.

Pra, këtu jemi në një pikë ku secila palë mbron logjikën e vet. Por, ndërsa Berisha i shkon deri në skaj arsyetimit të tij, duke i shpërfillur vendimet e drejtësisë, kjo e fundit ngjan si e kapur në kurth. Normalisht, SPAK dhe Gjykata, nëse do të qenë vërtet të bindur se kanë të drejtë, do të duhej të kërkonin një masë më të rëndë kundër Berishës. Kjo është praktika e zakonshme ndaj një qytetari që i sfidon vendimet.

Aq më të zellshëm duhet të qenë SPAK dhe Gjykata e Posatshme, kur dihet se ato u ngritën për të mos lejuar injorimin e të paprekshmëve ndaj drejtësisë. Kur ekzistenca e tyre lidhet pikërisht me fundin e kultit të pandëshkueshmërisë. Për t’u kthyer tek rasti konkret, nëse ato ndiheshin të mospërfillura nga Berisha, ato duhej të kërkonin automatikisht një masë arresti për të, qoftë edhe për të vënë në vend të drejtën, qoftë edhe për ta bërë shembull se me këtë drejtësinë euroatlantike, personazhet e së shkuarës nuk mund të sillen më njësoj si me atë paraardhësen. Prandaj pyetja që me logjikë do të bënte çdo kush është: pse nuk marrin një masë më të rëndë, pse nuk e arrestojnë Saliun?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj dileme të pakuptimtë, fillimisht duhet të dihet një fakt, se për ta bërë këtë, SPAK duhet t’i drejtohet zyrtarisht me kërkesë Kuvendit, që të votojë për zhveshjen nga imuniteti të deputetit. Pra kjo do ta detyronte prokurorinë e Posaçme të kthehej në pikën e atij rrethi vicioz që krijoi vetë, në mes të tetorit, kur tentoi ta shmangë parlamentin nga shqyrtimi i kësaj çështjeje.

Pavarësisht se debati vazhdon mes juristëve, nëse duhet votur apo jo nga deputetët kufizimi minimal që i është bërë lëvizjes së kolegut të tyre Sali Berisha, zgjidhja që bëri SPAK, ngjalli që atëhere dyshime. Të shumtë qenë ata që e interpretuan shmangien e parlamentit si një urdhër të ardhur nga maja e piramidës së pushtetit, për të mos e politizuar këtë dosje. Sipas kësaj teorie, SPAK po shkelte kushtetutën i urdhëruar nga Rama, se duhej shmangur debati në komisionin e mandateve, mes prokurorëve dhe liderit të opozitës dhe se shumica qeverisëse nuk kishte pse ngrinte kartonat jeshilë për një çështje që i takonte drejtësisë.

Në ditët e para, ata që e artikuluan këtë tezë dukeshin ose si militantë të pozicionuar fort, ose si paranojakë deri në absurd. Në opinion mbizotëronte bestydnia e thjeshtëzuar se Berisha duhej të vepronte si gjithë qytetarët dhe duke u paraqitur përpara ograneve. Por, provokues dhe kryqëtar betejash të pamundura, Doktori zgjodhi rrugën e kundërt. Dhe tani në vend të pyetjes së parë, në opionion po zë vend një tjetër: “Po atëherë kur nuk bindet, pse nuk e arrestojnë”?

Pikërisht lënia pezull e kësaj enigme, ngulfatja e prokurorëve, qëndrimi si buf i SPAK-ut ndaj saj, i jep gjithnjë e më tepër të drejtë atyre që hodhën versionin e një makinacioni të dirigjuar politikisht. Nëse do t’i shkonin logjikës të ligjit, prokurorët duhet të kishin kërkuar me kohë një masë më të rëndë ndaj Berishës që po i sfidon. Për sa kohë që nuk e bëjnë, ata tregojnë se dikush iu luan fijet nga sipër si marioneta. Ky dikush nuk është i interesuar që në dosjen Berisha të jetë e impikuar edhe shumica parlamentare.

Pra në thelb, pa vetëdije, të fortët e SPAK-ut po bëjnë lojën që i intereson më shumë liderit të opozitës, i cili e ka konsideruar që në fillim procesin e tij si politik. Paradoksalisht, duke mos kërkuar arrest për të, ata po e përforcojnë përditë e më shumë këtë hipotezë. Nëse deri më tani njërëzit pyesnin se përse Berisha nuk i bindet SPAK, tani kjo dilemë ka ndërruar krah, çfarë urdhëri presin prokurorët, për ta ndërprerë sfidën e tij? /Lapsi.al/

Read more

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –

Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania –

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës –

Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim –

Të Lidhura

nga 27
09:55 | 22/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një grua është hedhur nga dritarja e banesës së saj së bashku...

Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania –

Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania –

nga 27
09:51 | 22/04/2026
0

Qershori do të rikthejë emocionet kuqezi në Shqipëri, pasi Kombëtarja do të zbresë në fushë për ndeshje miqësore. Departamenti i...

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës –

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës –

nga 27
09:33 | 22/04/2026
0

Islor Islami, drejtor i policisë në Lezhë ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij drejtues pas zbulimit të ambienteve të...

I vodhi me forcë varësen nga qafë të riut, arrestohet 54-vjeçari –

Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim –

nga 27
09:15 | 22/04/2026
0

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Mësohet...

Para
Babai e la fëmijën në fund të detit! –

Babai e la fëmijën në fund të detit! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –

09:55 | 22/04/2026
Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania –

Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania –

09:51 | 22/04/2026
Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës –

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës –

09:33 | 22/04/2026
I vodhi me forcë varësen nga qafë të riut, arrestohet 54-vjeçari –

Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim –

09:15 | 22/04/2026
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA –

Manovër për një sulm të ri –

09:11 | 22/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –
  • Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania –
  • Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës –
  • Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim –
  • Manovër për një sulm të ri –
  • Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare –
  • Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com