Pse Rama nuk u rrëfye te Strakosha por te Fevziu? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Rama nuk u rrëfye te Strakosha por te Fevziu?

20:05 | 26/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center –

Nga Ermal Mulosmani

Në daljen e fundit televizive, Kryeministri Edi Rama foli gjatë për jetën e tij, qysh nga kohët kur mbante mend e deri në ditët e sotme. Foli për diktaturën, Enver Hoxhën, Kristaq Ramën, opozitarizmin e tij të hershëm, luftën e ideve me atin biologjik, ironinë që i bëri fati në dhjetor ’90 dhe në fund edhe për historinë politike të tij.

Ishte një “rrëfim jetësor”, siç i pëlqen Fevziut ta quajë, ku ai mund të thoshte çfarë të donte dhe gazetari nuk kishte asnjë detyrim të verifikonte të vërtetat e tij (këtë detaj të vogël Fevziu e shpjegoi mbrëmë, tek Çani). Një nga ato rrëfimet zëulëta, të përkora përplot mirëkuptim dypalësh, njëfarë muhabeti i këndshëm e me shije, ku na u tregua një Ramë tjetër, i vetmuari i madh që kërkonte mirëkuptimin e popullit për shkretinë dhe boshllëkun që të krijon pushteti. Të bëhej që në fund të atij rrëfimi t’i thuhej: “Lëre, se boll u mundove për ne, kjo torturë duhet të mbarojë”.

Fevziu dëgjonte i mahnitur. Gati harronte të bënte pyetjet aq shumë përhumbej në historitë e bukura kryeministrore.

Rrëfime si ky shpesh i kemi parë te Bledi Strakosha, në vila luksoze pranë gotës me verë, oxhakut që kërcet e pianos në sfond, ku miqtë ekskluzivë të tij tregojnë “të parrëfyerat e jetës”. Janë rrëfime të bukura, sentimentale, ku robi i dorëzohet nostalgjisë dhe kujtimeve me fotografi. Zakonisht i bëjnë figura në perëndim të karrierës së tyre, me sytë e zërin e mallëngjyer dhe në orët e vona të natës…

Mirëpo, më i madhi i politikës rrëfehet vetëm te më i madhi i showbiz-it, në orën dhe emisionin më të shikueshëm televiziv shqiptar.

* * *

Bota ka dhënë shembuj të jashtëzakonshëm gazetarie. Një ndër më të shkëlqyerit është dokumentari i gazetarit Alan Friedman për jetën e Silvio Berlusconi-t me titull “My Way”. Dokumentari fillon me fjalët e Berluskonit: “Për shumë vjet, shumë gazetarë më kanë kërkuar t’u tregoj historinë time jetësore. Unë gjithmonë kam refuzuar. Kam rënë dakord të bashkëpunoj me gazetarin Alan Friedman, sepse unë e besoj atë” dhe mbyllet me fjalët e gazetarit të mirënjohur amerikan: “Pasi libri im ishte publikuar, Berlusconi nuk ishte i kënaqur. Ai më kishte thënë mua që priste një libër, në të cilin festohej jeta e tij. Në vend të kësaj unë zgjodha të tregoja gjithë të vërtetën e plotë për këtë njeri magjepsës, por me shumë defekte. Ishte vjeshta e 2015-ës, kur unë u largova nga vila e tij për herë të fundit. Ne akoma nuk kemi folur më qysh atëherë”.

Në mes këtyre dy frazave ndërtohen rreth 100 minuta histori ku Berlusconi flet më pak se gjysmën e kohës. Pjesa tjetër e dokumentarit janë kundërshtarët, prokurorët, mafiozët, poltikanë botërorë, gazetarët, komentatorët politikë, bashkëpunëtorët, të afërmit… Një pikturë e jashtëzakonshme e jetës së tij, përplot ngjyra dhe shumë afër të vërtetës. Rrëfehen prapaskenat e xhirimit, hapet shtëpia e tij e tëra me luksin dhe shkëlqimin milionar. Kur filmi mbaron çdo shikues ka ndjesinë e një leksioni gazetarie dhe mënyre xhirimi dokumentare…

* * *

Tani le të zgjohemi e të kthehemi te intervista jonë. Do merrem vetëm me dy momente të saj.

Në rrjedhën e bisedës Fevziu e pyeti për firmën e të atit të Kryeministrit në ekzekutimin me pushkatim të Havzi Nelës. Kryeministri u kujdes të mos ia përmendë emrin viktimës duke e quajtur: “rast mjaft i trishtuar rasti i atij individi” duke vazhduar me fjalët: “historia e tij është komplekse” si për të kritikuar ata që e vlerësojnë veç “bardh’ e zi” ose më mirë e paragjykojnë pushkatimin e tij (ndjesë, nëse e kam kuptuar gabim, por atë përshtypje më dha) dhe në fund deklaroi : “Më mungon bindja për atë firmë, firmën e tij e kam në disa libra dhe nuk jam i bindur”.

Sigurisht që verifikimi i një shkrese të tillë është elementar, ajo ruhet në arkiva dhe fare lehtë mund të verifikohet, ka ekspertë që e vërtetojnë këtë gjë. Mirëpo, kjo nuk ishte një gjë e rëndësishme, pasi humbiste ritmin e muhabetit…

Momenti i dytë ishte, kur Fevziu e pyeti për vilën e tij në Surrel.

Kryeministri u kujdes të korrigjonte që shtëpia e tij në Surrel nuk është vilë, por është një nga 500 mijë shtëpitë e shqiptarëve, 3-4 katëshe, që ndodhen të shpërndara kudo në Shqipëri.

Gazetari kishte mundësinë sigurisht t’i kërkonte këtu zotit kryeministër të shuante gjithë thashethemet, të filmonte brenda dhe jashtë shtëpisë së tij të thjeshtë! Mirëpo, ky detaj i vogël u harrua nga muhabeti që rrëshqiti vaj e na mbërtheu.

Pastaj, kur e mendon se shqiptarët paskan 500 mijë shtëpi si ajo e Kryeministrit, me nga 5 banorë/shtëpi, i bie që 2 milionë e gjysmë shqiptarë jetokan në të tilla shtëpi. Fevziu u pajtua me këtë shifër, por i kujtoi se ata nuk ishin politikanë si ai…

Kryeministri shpjegoi konceptin e tij bohem të shtëpisë, sipas të cilit “Unë jam shtëpia ime”, me të cilin Fevziu nuk është se ishte dakord. Ai ndërhyri dhe i shpjegoi që shtëpia është edhe status, koncept me të cilin Kryeministri nuk ishte dakord e këtu u shënua edhe momenti më dramatik i bisedës, i cili u tejkalua prej tolerancës kryeministrore…

Me të tilla debate shkoi rrëfimi jetësor që në fund të tij na çoi në muzeun e Kryeministrisë, ku shqiptarët patën rastin të njihen me dhuratat e jashtëzakonshme të figurave botërore të politikës e artit i dhanë me dedikim e bujari kryeministrit tonë e ky i fundit me kaq dashuri po ia dhuron fondit të Kryeministrisë. Ra në sy edhe në këtë finale një dialog interesant, kur kaluan në repartin e orëve të dhuruara. Aty Fevzo u përkul thellë dhe duke i soditur orët komentoi:

“Njëra prej tyre qenka e mbushur e gjitha me diamante”.

Kryeministri: “Ajo është një arsye tani që të na shpërthejnë Kryeministrinë”.

Fevziu: “Sa mund të kushtojë ajo orë”?

Kryeministri: “Vlerat e orëve t’i kam lënë ty Fevzi, unë di vetëm idenë e të bukurës”.

Mesazhi u dha, kryeministri ynë është një misionar, një bohem që nuk i njeh paratë, që dhuratat qindra mijëshe i dorëzon në muzeun e shtetit, që pushtetin e ka mjet për të realizuar qëllime, që jeton i pushtuar nga një vetmi e madhe, që vetëm një qëllim i madh si përparimi i Shqipërisë po e mbërthen në atë strofull trishtimi.

Unë dua t’i besoj të gjitha këto, por do të bindem vetëm pasi të shoh shtëpinë e thjeshtë të zotit kryeministër. Atëherë dhe vetëm atëherë. Dhe jo shtëpinë me cepa të trukuar me varfëri, me beton gri të errët e lagështirë të filmuar nga teknologët politikë të kryeministrit. Unë e besoj, nëse aty mbërrin një kamera si e Alan Friedman-it jo e Fevzos.

Etiketa: Alan Friedmanblendi fevziuedi ramaErmal MulosmaniHavzi NelaPse Rama nuk u rrëfye te Strakosha por te Fevziu?Silvio Berlusconi

Të Lidhura

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

nga 27
10:34 | 14/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

nga 27
10:32 | 14/03/2026
0

Një shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë përgjatë rrugës shtetërore 18, pranë një rrethrrotullimi në Santa Cecilia, në...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

nga 27
10:26 | 14/03/2026
0

Një shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë përgjatë rrugës shtetërore 18, pranë një rrethrrotullimi në Santa Cecilia, në...

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore –

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center –

nga 27
10:08 | 14/03/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sekuestruar disa pasuri të shtetasit E.Sh., i...

Para
Çfarë Krishtlindjet! Në kohën e Pandenomisë mos kini frikë

Çfarë Krishtlindjet! Në kohën e Pandenomisë mos kini frikë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:34 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:32 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:26 | 14/03/2026
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore –

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center –

10:08 | 14/03/2026
Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet –

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet –

09:34 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –
  • Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center –
  • Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet –
  • Sjelltë gëzim në çdo familje shqiptare! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com