Pse po ikin polakët? Shqipëria po shtrenjtohet, mund të blejmë Greqinë dhe Turqinë me të njëjtën vlerë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse po ikin polakët? Shqipëria po shtrenjtohet, mund të blejmë Greqinë dhe Turqinë me të njëjtën vlerë

17:03 | 07/07/2019
në Uncategorized
0

Polakët ishin të parët që “zbuluan” Shqipërinë rreth tre vjet më parë. Përmes agjencive ata rezervuan në hotelet e bregdetit, duke nxitur këto të fundit të ofronin modelin të gjitha të përfshira, ose me mëngjes dhe darkë, apo dhe të investonin në zgjerimin e kapaciteteve.

Sipas INSTAT, në 2018-n, Shqipërinë e vizituan 153 mijë polakë, me rritje 34% në raport me një vit më parë, duke u renditur në vend të gjashtë sipas shtetësisë (pas shtetasve të Kosovës, Maqedonisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi). Në 2017-n, rritja vjetore ishte 74% (nisur nga një bazë më e vogël). Por, pas rritjes dyshifrore në 2017-2018, interesi i polakëve për Shqipërinë është zbehur. Për periudhën janar-maj 2019 kanë hyrë në vend 13 mijë shtetas polakë, me rënie 4.2% me bazë vjetore.

Tkurrja ishte akoma më e lartë në maj, kohë që përkon me fillimin e sezonit turistik. Sipas INSTAT, në muajin maj polakët, shënuan me rënie gati 13% në raport me majin e kaluar, një efekt jo vetëm i krizës politike por dhe problemeve që ka Shqipëria me shërbimet, infrastrukturën etj. Rënia e polakëve ishte lajmëruar dhe më parë nga operatorët turistikë, për shkak se agjencitë kishin ulur numrin e charterave.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe Menaxher i Happy Tours, kishte pohuar më herët për Monitor se më pak rezervime ka konfirmuar Tui nga Polonia si dhe vendet nordike, por që ishin zëvëndësuar nga një kompani zvicerane, por edhe disa kompani të vogla hungareze dhe ukrainase që do të balancojnë pjesën e munguar.

Turqia dhe Greqia, dy vende me një imazh të konsoliduar në sektorin e turizmit, janë tashmë konkurrentet kryesore të Shqipërisë për të tërhequr tregun polak. Maciej Sokalski, koordinator i Shitjeve për Agjencinë “Rego-Bis” në Poloni dhe rezident në Durrës, shprehet se në vitin 2018, paketat turistike të vendit tonë u bënë relativisht të shtrenjta. Nëse situata përsëritet edhe këtë vit, tkurrja është e pashmangshme, çka ka nisur të reflektohet në rënien e numrit të turistëve që sjell kjo kompani. Ai nënvizon në një intervistë për Monitor, se nga kontaktet që ka me 500 agjentë në Poloni, të cilët marketojnë paketat e vendeve të ndryshme, Shqipëria tashmë nuk konsiderohet si destinacion ekonomik.

Flet Maciej Sokalski, Koordinator i Shitjeve për “Rego-Bis” në Poloni

 

Ju keni vite që marketoni Shqipërinë si destinacion. Si ka qenë ecuria vit pas viti në këndvështrimin tuaj, lidhur me sektorin e turizmit?

Prej disa vitesh jam vendosur në Durrës si qendër, por kam vizituar një pjesë të mirë të Shqipërisë. Njoh hotelet në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil, si pjesë e punës sime dhe shoh çdo vit hotele të reja me kushte më të mira. Ka pasur investime të vazhdueshme, çka është diçka pozitive.

Por ajo që vë re është se shumë hotele që janë ndërtuar kohë më parë, duhet të shemben, sepse forma arkitektonike e hotelit apo cilësia e ndërtimit të tij nuk përshtatet me kushtet e reja të turizmit në vendin tuaj. Ndaj duhet të ribëhen nga e para.

Po shërbimi si ju duket brenda këtyre hoteleve, a ka evoluar kjo pjesë njëlloj ashtu si pjesa e ndërtimeve?

Shërbimi është çdo vit dhe më mirë, por ka gjithmonë vend për përmirësim. Unë isha pak javë më parë në Turqi, në disa nga hotelet më të mira të rivierës turke. Mendoj se askush nuk mund të krahasohet me ta për hotelerinë dhe shërbimin, por sigurisht mund të merren si shembull. Shqipëria ka nevojë për të marrë shembuj të mirë dhe te shërbimi mund të adoptojë praktikat më të mira, duke trajnuar stafet që punësohen në hotele. Punonjësit duhet të jenë të kualifikuar dhe detajistë, sepse këto janë elemente kyçe që e bëjnë këtë sektor të funksionojë.

Po ju marr një shembull të rëndomtë që ndoshta transmeton idenë se çfarë janë detajet dhe elementet. Koshi i mbeturinave në dhomën time pastrohet gjithmonë, ky është një element, por unë e gjej atë me kapakun gjithmonë në anën e kundërt. E rrotulloj dhe e çoj në vend, ndërkohë që punonjësi i hotelit duhet ta bëjë këtë vetë. Ju thashë edhe një herë, ky është një shembull i rëndomtë, por përcjell idenë se nuk punohet me detajet. Një turist i vëren të gjitha, përfshirë këtë. Po kështu shoh që ndonjëherë dhomat në hotele nuk janë të pastruara në mënyrë korrekte, kjo duhet të jetë parësore.

Si ka qenë interesi i turistëve nga Polonia për Shqipërinë. U duk sikur pati një tkurrje të përgjithshme këtë vit, por që më pas u plotësua disi? Cilat janë arsyet?

Është një pyetje interesante, pasi nga viti 2015, kur kam ardhur për herë të parë këtu, Shqipëria ishte një bum i madh. Ne filluam të shisnim çdo vit e më shumë paketa për këtë destinacion. Nisëm me një avion dhe një autobus në javë. Më pas, në 2016-n, kishim dy avionë dhe një autobus. Në 2017 dhe 2018, kishim tre avionë në javë dhe një autobus. Pak a shumë ishin bashkë 800 njerëz në javë. Këtë vit, kemi vetëm dy avionë dhe një autobus sepse Shqipëria tashmë është shumë e shtrenjtë për ne.

Mund të blejmë të njëjtat pushime në Greqi ose në Turqi, edhe në hotele me katër yje. Ndryshimi në çmime erdhi vitin e kaluar dhe ishim në një pikë ku Shqipëria mund të krahasohej me Turqinë. Shumë njerëz nga Polonia zgjedhin Greqinë dhe Turqinë, sepse kanë imazh më të konsoliduar turistik. Unë vetë përpiqem t’iu shpjegoj dhe iu flas shumë për anën pozitive të Shqipërisë. Por opinioni që mbizotëron është ai i një vendi të ndotur. Mund të shohësh fare mirë që rreth hoteleve, mjedisi vuan shumë nga plehrat dhe nuk ka kosha.

Po për vitin tjetër, si e parashikoni ecurinë? A do të ketë rritje apo tkurrje të polakëve që i drejtohen Shqipërisë për pushime?

Nëse Shqipëria do të jetë sërish me këto çmime, mendoj se do të ndalojë fluksi. Sigurisht do të ketë ende njerëz që do të vijnë në Shqipëri, por nuk mendoj se do të ketë të njëjtin ritëm. Jam përfaqësuesi i një agjencie udhëtimi këtu, por gjithashtu punoj për tur-operatorë në Poloni dhe jam përfaqësuesi i shitjeve, çka më bën të kem kontakte me të paktën 500 agjentë. Di opinionin e tyre për Shqipërinë dhe mendojnë që është shumë e shtrenjtë për ne.

Po përshtypjet e turistëve që kanë ardhur në Shqipëri, si kanë qenë dhe cili është çmimi mesatar i një pakete?

Përgjithësisht, përshtypjet kanë qenë pozitive. Vit pas viti, hotelet kanë përmirësuar shërbimin e tyre dhe paketën që ofrojnë, çka ka bërë që dhe përshtypjet të jenë më të mira. Por, sigurisht, kjo do kohë që të arrihet. Lidhur me çmimin mesatar të një pakete ajo është diku te 450 euro / personi për shtatë ditë.

/Monitor.al/

Etiketa: instatjug i shqiperisepolakepushime verore

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shkrim botuar në Francë në vitin 1653: Gjergj Kastrioti sipas At Nicolas Caussin

Shkrim botuar në Francë në vitin 1653: Gjergj Kastrioti sipas At Nicolas Caussin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

09:47 | 18/12/2025
Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com