Pse po i padis Facebook, Twitter dhe Youtube – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse po i padis Facebook, Twitter dhe Youtube

16:35 | 12/07/2021
në Bota, Kryesore
0
epaselect epa06300134 US President Donald J. Trump attends a meeting on tax policy with business leaders in the Roosevelt Room at the White House in Washington, DC, USA, 31 October 2017.  EPA-EFE/MICHAEL REYNOLDS

Nga Donald J. Trump

Një nga kërcënimet më të mëdhenj për demokracinë tonë sot është grupi i madh i korporatave të mëdha teknologjike (Big Tech) që janë bashkuar me qeverinë në censurimin e fjalës së lirë për popullin amerikan. Kjo është jo vetëm e gabuar, por edhe antikushtetuese. Me qëllim rikthimin e fjalës së lirë për vete dhe për çdo amerikan, kam vendosur të padis Big Tech për ta ndalur censurën e tyre.

Social media është bërë thelbësore për fjalën e lirë po aq sa ishin për brezat e mëparshëm mitingjet, gazetat e televizionet. Interneti është sheshi i ri i mitingjeve. Megjithatë, vitet e fundit, platformat e Big Tech janë bërë përherë e më të paturpshme e të pacipa në censurimin dhe diskriminimin e ideve, informacionit dhe njerëzve në rrjetet sociale, duke bllokuar përdoruesit, përjashtuar organizatat dhe duke bllokuar agresivisht rrjedhën e lirë të informacionit nga e cila varet demokracia jonë.

Read more

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari –

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Gjigantët e Big Tech tashmë nuk bëjnë thjesht fshirje të kërcënimeve për dhunë. Ata manipulojnë dhe kontrollojnë vetë debatin politik. Kujtoni përmbajtjen që është censuruar vitin e kaluar. Kompanitë Big Tech ndaluan përdoruesit të publikonin fakte që coronavirusi doli nga një laborator kinez, çka tani pranohet si e vërtetë edhe nga korporatat e medias. Në mes të pandemisë Big Tech censuroi mjekët të diskutonin për trajtime të mundshme si hydroxychloroquine, për të cilën tani studimet tregojnë se funksionon në lehtësimin e simptomave të Covid-19. Në javët para zgjedhjeve presidenciale, platformat ndaluan New York Post – gazeta më e vjetër në Amerikë – të publikonte një artikull kritik për familjen e Joe Biden, një histori që fushata e Biden as nuk e kundërshtoi.

Ndoshta më tronditësja, në javët pas zgjedhjeve, Big Tech bllokoi llogaritë e presidentit në detyrë në social media. Nëse ma bëjnë mua këtë gjë, mund ta bëjnë edhe për ju – dhe më besoni, po e bëjnë.

Jennifer Horton, një mësuese në Michigan, u bllokua në Facebook sepse shpërndau një artikull që pyeste nëse mbajtja e detyruar e maskave nga fëmijët ishte e shëndetshme. Më vonë, kur vëllai i saj humbi, ajo nuk ishte në gjendje të përdorte Facebook për të kërkuar ndihmë. Kelly Victory, mjeke nga Colorado, u përzu nga YouTube pasi bëri një video për kishën e saj, ku shpjegonte se si shërbesat mund të bëheshin në mënyrë të sigurt. Kiyan Michael nga Florida dhe burri i saj, Bobby, humbën djalin 21-vjeçar në një aksident fatal të shkaktuar nga një emigrant i paligjshëm i përzënë dy herë. Facebook i censuroi pasi postuan për sigurimin e kufijve dhe zbatimin e rregullave të emigracionit.

Ndërkaq, propagandistët kinezë dhe diktatori iranian hodhën kërcënime e gënjeshtra të shpifura nëpër platforma pa u ndëshkuar.

Ky sulm flagrant kundër shtypit të lirë po e dëmton shumë vendin tonë. Kjo është arsye që, në bashkëpunim me America First Policy Institute, ngrita një padi kolektive për të ndaluar censurimin e popullit amerikane nga ana e Big Tech. Padia kërkon dëmshpërblim për të parandaluar sjellje të tillë në të ardhmen dhe rikthim të llogarive të mia.

Padia jonë argumenton që kompanitë Big Tech po përdoren për të imponuar censurë qeveritare të paligjshme dhe antikushtetuese. Më 1996, Kongress kërkoi të promovonte rritjen e internetit duke zgjeruar mbrojtjen e platformave të internetit përballë pretendimeve, duke njohur aktin që ato ishin pikërisht të tilla – platforma, jo botues. Ndryshe nga botuesit, kompanitë si Facebook e Twitter nuk mund të mbahen ligjërisht përgjegjëse për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre. Pa këtë imunitet, kompanitë e social media nuk do të mund të ekzistonin.

Demokratët në Kongres po e shfrytëzojnë këtë levë për të detyruar platformat të censurojnë kundërshtarët e tyre politikë. Vitet e fundit, të gjithë e kemi parë se si Kongresi ka thirrur drejtues të Big Tech para komisioneve dhe u ka kërkuar të censurojnë lajmet “false” dhe “dizinformacionin” – etiketa të përcaktuara nga një ushtri verifikuesish partizanë besnikë të Partisë Demokratike. Siç e demonstrojnë edhe rastet e bashkëpaditësve zonja Horton, Dr. Victory dhe familja Michael, në praktikë kjo shndërrohet në shtypjen e fjalës që ata në pushtet nuk e pëlqejnë.

Më tej, Big Tech dhe agjencitë qeveritare janë aktive në koordinim për të fshirë materiale nga platformat në përputhje me udhëzimet e agjencive si Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC). Big Tech dhe organe media tradicionale themeluan Nismën e Lajmeve të Besueshme, e cila në thelb merr instruksione nga CDC për informacionet që duhet të ‘luftojnë’. Kompanitë teknologjike po bëjnë punën e qeverisë, duke bashkëpunuar për të censurua idetë e pamiratuara.

Ky shtrëngim dhe koordinim është jokushtetues. Gjykata e Lartë ka vendosur që Kongresi nuk mund të përdorë aktorë privatë për të arritur atë që Kushtetuta ia ndalon ta bëjë vetë. Efektivisht, Big Tech ka vepruar paligjshëm si krahu censurues i qeverisë amerikane. Kjo duhet t’ju alarmojë, pavarësisht bindjeve politike. Është e papranueshme, e paligjshme dhe jo-amerikane.

Përmes këtyre padive, unë synoj rikthimin e fjalës së lirë për të gjithë amerikanët-Demokratë, Republikanë e të pavarur. Nuk do të resht kurrë së luftuari për të mbrojtur të drejtat kushtetuese dhe liritë e shenjta të popullit amerikan.

Botuar në Wall Street Journal – Përgatiti: syri.net

Etiketa: Big TechDonald J. TrumpFacebookNew York PostPse po i padis Facebook Twitter dhe YoutubetwitterWall Street Journalyoutube

Të Lidhura

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –

nga 27
09:02 | 02/06/2026
0

Këtë të martë, më 2 qershor, nis zyrtarisht Matura Shtetërore 2026 me zhvillimin e provimit të parë, atë të gjuhës...

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari –

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari –

nga 27
08:38 | 02/06/2026
0

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari...

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –

nga 27
08:32 | 02/06/2026
0

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:59 | 02/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Para
990 milion lekë “rrush e kumbulla” nga UKT. SPAK-u, mos u lodh për hajdutë deri në Lushnje, i ke në mes të Tiranës!

990 milion lekë “rrush e kumbulla” nga UKT. SPAK-u, mos u lodh për hajdutë deri në Lushnje, i ke në mes të Tiranës!

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –

09:02 | 02/06/2026
Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari –

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari –

08:38 | 02/06/2026
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –

08:32 | 02/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:59 | 02/06/2026
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait –

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait –

07:49 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –
  • Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari –
  • Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend –
  • Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –
  • Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com