• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse na urrejnë?!

07:11 | 17/08/2016
në Uncategorized
0

Nga 27.al

Pandeli Majko ka publikuar një fotografi të Arbën Xhaferrit, mbi të cilën ka një mesazh domethënës. “Një popull që humb besimin te të gjithë autoritetet, siç ndodh me shqiptarët, e vë në dyshim qënien e vet, humb vetbesimin, rezistencën ndaj asimilimit, kështu që përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit…”.

Lexo edhe

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

foto majkoMajko e ka përzgjedhur këtë mesazh në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta të Arben Xhaferrit. Me sa duket Majko ka nisur ta ndjejë përbuzjen e popullit për udhëheqësit dhe e përcjell mesazhin përmes rrjeteve sociale. Ky mesazh i Arbën Xhaferrit është dhënë në kohë e kushte të tjera, të cilat nuk mund të krahasohen me ato të Shqipërisë së sotme.

Por Majko ka shumë të drejtë që është shqetësuar, sepse populli  shqiptar nuk i do udhëheqësit e vet, pjesë e të cilëve është edhe vetë Majko. Pyetja e parë që Majko dhe gjithë elita politike, ku ai bën pjesë, është “pse na urren populli ynë?!”. Ndoshta ata e dinë mirë përgjigjen…

Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe s’ka nevojë të zgjatemi; sepse elita politike në Shqipëri e ka sunduar dhe jo qeverisur, popullin e vet. Për të konkretizuar mesazhin e Majkos po i refereohemi marrëdhënieve speciale që krijoi ambasadori amerikan me shqiptarët gjatë debatit për reformën në drejtësi. Ndoshta ky është meraku i Majkos e i të tjerëve, kur marrin atë pjesë të mesazhit të Xhaferrit, “përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit”.

Në rastin e Xhaferrit ishte fjala për Maqedonasit që kërkonin asimilimin e  shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni, ndërsa në rastin e Lu, është fjala për një diplomat që e ka bërë kalin e tij të betejës, garantimin e të drejtave të shqiptarëve përmes reformimit të sistemit të drejtësisë. Lu, është “tjetri” që shumica e shqiptarëve e duan për aq kohë sa ai është angazhuar në miratimin e reformës në drejtësi, atje ku duket se elita politike do të ketë shumë probleme. Besimi i shqiptarëve tek Lu dhe SHBA ka ardhur në rritje me të njejtat rritme të rënies së besimit tek elita shqiptare. Shqiptarët e kanë humbur krejtësisht besimin tek udhëheqja e tyre, duke përjashtuar një përqindje të vogël militantësh, të cilët lidhen në interesa klienteliste me liderët e tyre. Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk e duan, madje e urrejnë elitën udhëheqëse, sepse kaluan 25 vite duke zgjedhur të keqen më të vogël dhe kjo e keqe sa vjen e bëhet më e keqe, aq e keqe sa nuk durohet më.

Ndërsa, Pandeli Majko dhe të ngjashmit e tij nuk mund ta përdorin atë mesazh, por të reflektojnë mbi pyetjen: Pse na urrejnë?!

Etiketa: Arbën XhaferriDonald LuPandeli MajkoSHBA reforma ne drejtesi

Të Lidhura

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

nga 27
23:13 | 29/03/2023
0

Luis Enrique “u pendua” që mori Ansu Fatin në Kupën e Botës në Katar, sipas gazetarit Jose Felix Diaz të...

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

nga 27
23:09 | 29/03/2023
0

Një alternativë interesante ndaj shenjave të zodiakut dhe domethënies së tyre, është data juaj e lindjes. Pikërisht, numerologjia e datës...

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

nga 27
22:57 | 29/03/2023
0

Pyesni se çfarë ngjyrash nuk duhet të vishni në një dasmë? Këtu është një listë e ngjyrave që të ftuarit...

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

nga 27
22:45 | 29/03/2023
0

Sulmet në zemër kërcënojnë jetën e shumë njerëzve pavarësisht moshës. Formimi i pllakës në strukturën yndyrore në enët që ushqejnë...

Para
Aksident në Tepelenë/ Një viktime dhe një i plagosur

Furgoni del nga rruga, plagosen 7 turistë amerikanë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

23:13 | 29/03/2023
Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

23:09 | 29/03/2023
Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

22:57 | 29/03/2023
7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

22:45 | 29/03/2023
Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

22:29 | 29/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –
  • Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –
  • 7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –
  • Lamborghini prezanton një supermakinë të re –
  • Me këto 10 pije i thoni “lamtumirë” migrenës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com