Pse m’shikon (?) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse m’shikon (?)

15:40 | 08/10/2018
në Uncategorized
0

Nga Fatjon Gjinaj

Të bësh moralistin hyn tek gjërat më të thjeshta që mund të bësh. Mjafton të dish të flasësh ose të shkruash, rasti “perfekt” do të ishte të dije edhe të mendosh, por që të tjerët të të marrin për bazë nevojitet edhe diçka tjetër përveç tre vetive të mësipërme: të jesh i moralshëm.

Po çfarë është morali në vetvete? “Morali (lat.: mos – ves) është një rregull, parim ose normë e sjelljes e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerzit e arsyeshëm.” Të paktën me sa kuptoj unë, në konkludimin e bërë më sipër, moralizmi nuk qenka kurdoherë i thjeshtë, madje as moralisht i moralshëm për aq kohë sa praktikat e moralit nuk veprojnë të gjitha njëkohshëm. Pra, nuk është njësoj e lehtë si të jesh moralist me si të jesh i moralshëm.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nuk është qëllimi i këtij shkrimi zbërthimi i moralit, përkundrazi. E trajtova për të kuptuar edhe vetë se ajo që do them nuk është “steriotip” morali, por diçka besoj e moralshme me të cilën as s’më shkon mendja të bëj moral.

-Një zotëri rreth të dyzet e pesave po i bërtiste një zonje rreth të gjashtëdhjetave e cila ishte e vendosur prapa banakut të kinkalerisë. Ai ulërinte dhe bënte disa lëvizje të pakontrolluara, shkonte i hakërrehej pranë banakut, i thoshte ç’kishte për t’i thënë dhe largohej për nga dera, ndërsa zonja dëgjoja t’i thoshte: “Pse ikën, më dëgjo edhe mua”.

Si duket tjetri nuk kishte ndërmend ta bënte, përkundrazi, kur zonja i kërkonte diçka të tillë ai kthehej prapë tek banaku prapa të cilit qëndronte zonja dhe i hakërrehej si më parë, e po sa mbaronte së i thënë ato ç’kishte në mendje largohej po nga dera ndërsa zonja vinte duart mbi kokë.

E ndoqa këtë skenë teksa qëndroja përballë kinkalerisë në pritje të mikut tim i cili po vraponte trotuareve të Tiranës së pushtuar nga një rrebesh shiu. I irrituari doli në verandën e kinkalerisë dhe pa dikë të kërrusur nën një çadër të errët që po ndiqte skenën të cilën zotëria vetë po mundësonte.

-“Ç’ke që shikon?”, iu drejtua të panjohurit gjithë nerv. I panjohuri e vështroi me një shikim pyetës si për t’i thënë “çfarë, me mua fole”? (dhe vijonte t’a shikonte në dritë të syrit).

– Me ty ore, me ty po flas dhe po them “ç’ke që shikon?”

– Nuk ka mundësi zotëri të jesh duke folur me mua, dmth, ti mund të flasësh me mua por jo të më bëni një pyetje të tillë.

– Me ty fola dhe ty po të pyes: “ç’dreqin ke që shikon?”

– Kam dy sy dhe dy veshë, me sytë shikoj dhe me veshët dëgjoj, nëse juve ju shqetëson fakti që po ju shikoj ikni zotëri, fshihuni e po ju ndoqa atëherë pyetmëni. Nëse ju shqetëson fakti pse ju dëgjoj, mos flisni me aq të lartë zotëri. Mendojeni pak sikur unë t’ju them juve: ç’dreqin keni që po bërtisni, a nuk e kuptoni se po më shqetësoni, po më shurdhoni. Unë me shikimin tim as nuk ju shurdhova, as nuk ju shqetësova.

– Mirë, mjaft, zhduku.

– Edhe diçka zotëri, do të iki kur të dua unë, por ju këshilloj që nëse dëshironi që të tjerët të mos ju duken fajtor pse ju shikojnë pyetni veten më parë se ç’po bëni, ç’po thoni dhe si po e thoni.

Miku që prisja u shfaq tek kthesa e afërt. Ai po vështronte i habitur se si po bisedoja me një të panjohur në një lagje të panjohur dhe me tipare tepër serioze në fytyra. Zotëria nisi të thoshte diçka por unë nga ana tjetër iu drejtova mikut tim që po vinte drejt meje: “erdhe në kohë D….”… dhe u nisëm të dy drejt destinacionit tonë.

Vërejta që zotëria futi duart në xhepat e pantallonave dhe u fut brenda në kinkaleri. Teksa po i tregoja mikut tim ngjarjen arrita të mendoja por edhe të besoja se mund të ishte zonja fajtore e atij “konflikti”, pasi në inventarin e zotërisë dukej se mungonte diçka dhe në vend që t’i justifikohej zotërisë duhej t’a bind’te atë se ajo çfarë i mungon nuk është një mall apo shërbim por diçka përtej saj dhe mbi atë. Ndoshta diku brenda kafkës të kokës së tij.

Etiketa: fatjon gjinajkinkalerimoralPse m'shikon

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Fituesja e Çmimit Nobel: Isha skllave seksi e ISIS, ky është rrëfimi im

Fituesja e Çmimit Nobel: Isha skllave seksi e ISIS, ky është rrëfimi im

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:11 | 15/01/2026
60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

11:01 | 15/01/2026
E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

10:31 | 15/01/2026
Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

10:05 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

09:51 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –
  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com