Pse fëmijët në Tiranë të gjuajnë me topa letre? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse fëmijët në Tiranë të gjuajnë me topa letre?

20:50 | 25/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Alma Nikolli

Po ecja në rrugë, në trotuarin për këmbësorët ngjitur me atë të rrallin për biçikleta, kur dy topa letre ranë nga pema mbi mua. Po kaloja nën pemë me gjethe gjysmë të ikura, pa fruta, por sigurisht që nuk më ranë prej saj. Është e vërtetë që letrat vijnë prej pemës, por nuk ndodh ashtu natyrshëm, pa ndërhyrë pak dora “përpunuese” e njeriut.

Ktheva kokën dhe shoh disa fëmijë që qeshnin. Ishin diku rreth 7 metra larg meje. Aq larg sa të mund të iknin nëse unë do zgjidhja t’i shaja, kërcënoja, apo injoroja. Këto fjalë  janë pak të rënda për t’iu thënë një fëmije, unë kam vetë nipa e mbesa, ama në jo pak raste në rrugët e Tiranës këto ndodhin.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U ktheva disa metra mbrapsht. “Mos ikni, nuk do ju bërtas”, iu thashë.  Filluan të më afrohen. 4 djem dhe një vajzë. Për mua nuk ishin më shumë se 9 vjeç. Të veshur mirë dhe të buzëqeshur. Hoqa kufjet dhe me humor pak të prishur dhe e buzëqeshur u them: “E kuptoj se po luani, edhe unë kam qenë sa ju, bëja prapësira dhe lozja në rrugë. Ditën e gënjeshtrave shkonim nëpër shtëpi dhe gënjenim të rriturit, loznim me baltë, skulptorë ishim, po nuk gjuanim njeri. A nuk mund të shpikni lojëra? E dini që ai top letre aq i vogël mund ta lëndojë dikë, ja ka njëmijë halle dhe i duket sikur edhe ju më të pafajshmit jeni kundër tij…Po sikur të gjuani dikë që është në humor të keq dhe të sillet keq me ju? Fëmijë jeni, të pambrojtur. Pastaj duke hedhur letra në tokë ndotni ambientin.”

“Për Zotin mirë e ke ti”, tha më trupvogli prej tyre dhe i mori të gjitha topat që mbase ishin të përbërë me fletë Matematike, Gjeografie a Biologjie dhe i hodhi në oborrin e ndërtesës aty afër. S’e di sa vlerë pati që unë e këshillova pasi i kishte hedhur aty, se fare pranë ishin koshat. Shkëmbeva edhe pak fjalë me ta dhe ika e pazemëruar.

Më tej rrugës po mendoja…Fëmijët lindin tabela të pashkruara. Të mbrapshtë e të mbarë i bëjmë ne. Gjenitë janë gjenetikë, ndërsa mistrecët e pandreqshëm qenie shoqërore. Unë nuk jam prind, nuk di si është të jesh prind dhe nuk kam mundësitë jetësore të këshilloj një prind si të jetë, ama di që janë përgjegjësit kryesorë për ta. Edhe prindërit nuk kanë faj për fushat, parqet, lojërat, kurset jashtëshkollore që mungojnë, por kryesisht ata kanë faj. Kanë faj që servilosen, luftojnë për një post, rrinë pas shefit a kryetarit dhe pastaj kur kalojnë në rrugët pa parqe të fëmijëve të tyre lirojnë pak kollaren dhe bëjnë sikur gjithçka lulëzon…

Etiketa: Alma Nikollifemijepark lojerashrrugetopa letre

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Një Komb, një Qeveri”; Rama dhe Haradinaj, mbledhje të përbashkët

“Një Komb, një Qeveri”; Rama dhe Haradinaj, mbledhje të përbashkët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk e njeh dosjen –

Nuk e njeh dosjen –

11:43 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:35 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:33 | 01/02/2026
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

11:29 | 01/02/2026
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –

11:19 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk e njeh dosjen –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –
  • Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –
  • Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk e njeh dosjen –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com