• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS rrëzoi propozimin e PD për Territorialen, Asllani: Kulisa paraelektorale të Edi Ramës

15:11 | 01/11/2022
në Uncategorized
0

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me rrëzimin në parlament të propozimit të deputetëve të PD-së në lidhje me ndarjen e re territoriale. Përmes një deklarate të Sekretarit për pushtetin vendor, Ylli Asllani, PD thekson se të gjitha këto janë “falsitete dhe kulisa paraektorale” e kryeministrit Rama.

Asllani shton se angazhimi i PD në përgatitjen e një projektligji për përmirësimin e Reformës Administrative Territoriale, u krye jo si qëllim politik në vetvete, por në respekt të pritshmërive të qytetarëve për të ndryshuar katastrofën që sollën ndryshimet e 7-viteve më parë.

Lexo edhe

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Afera është 300 mln euro –

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

Deklaratë e Sekretarit për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani:

Qëndrimi denigrues i PS-së ndaj përpjekjeve të PD për përmirësimin e hartës territoriale, nëpërmjet Taulant Ballës, ishte shprehje e përbuzjes së Rilindjes ndaj interesave jetike të qytetarëve.

Partia Demokratike është e vetëdijshme për falsitetin dhe kulisat paraelektorale të Edi Ramës, e vetëdijshme se ajo do ta rrëzonte propozimin tonë.

Kjo dijeni nuk na pengoi dhe nuk do të na pengojë për të paraqitur alternativën tonë.

Angazhimi i PD në përgatitjen e një projektligji për përmirësimin e Reformës administrative territorial, u krye jo si qëllim politik në vetvete, por në respekt të pritshmërive të qytetarëve për të ndryshuar katastrofën që shkaktoi ndarja territoriale e vitit 2014.

PD ka qenë dhe ngelet e vetëdijshme për pasojat e hidhura të bojkotit të ish-kryetarit në hartimin e hartës administrative të vitit 2014, dhe në përdorimin politik që Edi Rama i bëri këtij bojkoti në dëm të shqiptarëve.

Ne nuk kemi patur, dhe nuk kemi besim, se Edi Rama do të ofrojë vullnet politik për të mirën e qytetarëve dhe reformave që përmirësojnë jetën e tyre.

Në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, PD ofroi një alternativë në interes të shërbimit publik, zhvillimit rajonal dhe të vendit.

Ne theksojmë një fakt kur themi se reforma e PS ka rënë pikërisht në katër shtyllat kryesore mbi të cilat u ngrit:

Dështoi në rritjen e eficiencës ekonomike të njësive të reja.

Solli centralizim të pushtetit te kryebashkiakeve duke shkatëruar decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.

Goditi përfaqësimin e qytetarëve në bashkëqeverisje, demokracinë vendore dhe llogaridhënien.

Dështoi në nxitjen e zhvillimit ekonomiko- social dhe zbutjen e varfërisë.

Pasojat:

Shpopullim masiv i territorit të vendit

Kolaps dhe falimentim i bashkive.

Shembja e demokracisë vendore, llogaridhënies dhe rilindja e korrupsionit masiv

Shërbime publike të pambuluara financiarisht e larg qytetarit dhe kërkesave të komunitetit.

Falimentime të Shërbimit të ujësjellësve dhe kanalizimeve.

Korrupsion masiv në menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ato urbane

Dorëzimin para rreziqeve të zjarreve dhe përmbytjeve.

Falimentimi i fermerëve dhe aktiviteteve agroindustrial.

Sa kohë kjo ndarje administrative vazhdon, pasojat i vuajnë qytetarët.

Ne u bëjmë thirje të na bashkohen më 12 nëntor përballë arrogancës së pushtetit, dhe rrezikut që Rama dhe klika e tij përbëjnë për Shqipërinë.

 

Etiketa: PDpropozimePS

Të Lidhura

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

nga 27
23:22 | 26/01/2023
0

Nga Jennifer Rubin, Washington Post Drejtori i FBI-së Christopher A. Wray ka kryesuar ndoshta skandalin më të keq të infiltrimit...

Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

nga 27
23:07 | 26/01/2023
0

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se afera korruptive Rama-McGonigal është miliona dollarë. Sipas tij, shuma e 225 mijë dollarëve...

Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

nga 27
22:50 | 26/01/2023
0

Donald Trump ka bërë reagimin e parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili e hetoi...

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

nga 27
22:41 | 26/01/2023
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, përmes një deklarate për mediat, për dosjen “MCGonigal”. Rama shprehet se akuzat që bëhen...

Para
SPAK mbyll hetimet/ Dërgohen për gjykim 4 persona, merrnin para për certifikatat e pronësisë

SPAK mbyll hetimet/ Dërgohen për gjykim 4 persona, merrnin para për certifikatat e pronësisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

23:22 | 26/01/2023
Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

23:07 | 26/01/2023
Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

22:50 | 26/01/2023
Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

22:41 | 26/01/2023
“Vjedhje deri 1 mln euro”, gazetari tregon grabitjet e bujshme

Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –

22:28 | 26/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –
  • Djali i FBI të kalbet në ferr! –
  • Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –
  • Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –
  • Jemi në betejë për jetë a vdekje –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com