Gardhin që shkulën te Parku i liqenit, protestuesit e kanë sjellë para bashkisë së Tiranës ku në mënyrë simbolike e kanë rrethuar atë me gardhin metalik. Më heret protestuesit prishën gardhin që rrethonte sipërfaqen ku do të ndërtohet parku i lojrave.
Protestuesit kryesisht të rinjë të PD-së, u përplasjën edhe sot me policinë, ndërkohë kanë shkatërruar mjetet e kompanisë së kontraktuar për të zbatuar projektin e bashkisë për ndërtimin e parkut të lojrave të Liqeni. Në fund të protestës ata mbollën mimoza në parkun e Liqenit atje ku Bashkia ka planifikuar të ndërtojë parkun e lojrave.