Ata që nuk banojnë në Greqi për një periudhë të paktën 40-vjeçare, do të skualifikohen nga marrja e pensionit shtetëror, sipas ndryshimit të ri ne projektligj nga Ministria e Punës në Greqi.
Projekt-ligji do preki minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore në Greqi. Ata zhvilluan një protestë në qendrën e Athinës të enjten për të kërkuar të drejta të barabarta pensioni me grekët e tjerë.
Lajmi mbi ndryshimin erdhi pasi këngëtari Christos Mastoras, shprehu dhe shqetësimin e tij për projekligjin me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Të njëjtat burime thanë se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e thirri Mastoras të enjten për ta informuar atë për ndryshimet në projekt-ligj, raporton media greke Ekathimerini.
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...







