Është tensionuar situata në fshatin Rinas, pasi policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën pas gati një ore që protesta kishte nisur. Policia shtyu banorët, dhe u përplas me ta, pasi donte të zhbllokonte rrugën.
Nga raportimet e para flitet për një person të lënduar nga dhuna policore. Ndërhyrja u krye nga forcat e Rendit si dhe forcat e FNSH-së me skafandra.