• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta laramane e Himarës

10:50 | 15/08/2016
në Opinion
0

 

Nga Mero baze

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Ka një problem serioz në përzierjen që i bëhet problemit të kompensimit të pronave në Himarë, me elementë etnikë, politikë dhe qarqe ekstremiste greke të bezdisëshme dhe për vetë Greqinë. Nikollaq Nerënxi ka të drejtë të ndjehet pronar, nostalgjik madje edhe politikan, kur bën thirrje për protesta. Ai ka problem me planin urbanistik, me çmimin e kompensimit, ose dhe me planet e tij urbanistike në zonë dhe për këtë ka të drejtë të protestojë. Po ashtu ka të drejtë t’u bëjë thirrje gjithë atyre që ndjehen si ai, të protestojnë.

Por ajo që bën përshtypje nga protesta e së djelës në Himarë, është se protesta po paraqitet si një plan kundër ndonjë pakice greke në Himarë, ose dhe si problem politik i PBDNJ, që tenton të përfaqësojë pakicën greke në Shqipëri.

Shqipëria është një vend i hapur tashmë dhe nuk ka problem me tipin e protestave. Protesta në Himarë mund të jetë dhe si protestë greke, dhe si protestë ish pronarësh dhe si protestë sociale, kundër planeve urbanistike, por jo pak nga të gjitha, pasi humbet prioritetin dhe nuk bën asgjë në finale.

Për më tepër në qeveri nuk është më as Sali Berisha, i cili “I djegur nga qulli, i fryn dhe kosit”, kur vjen fjala për grekët. Në krye të qeverisë siç e thotë dhe Nerënxi, është një komshi i tij, po nga Bregu, që jo vetëm nuk ka komplekset e Berishës në këtë drejtim, por nuk ka as mëshirën e duhur, për të mos prishur ndërtesa dhe për t’i hapur rrugë ideve të tij për zhvillimin urban.

Kështu që për të qenë efiçent kundër Edi Ramës, protestuesit duhet të zgjedhin çfarë kostumi protestuesi duhet të veshin, pasi duken shumë laramanë. Nga fjalimi i Nerënxit, dukej sikur kishte probleme komshinjsh me Edi Ramën. Ky është problem lokal dhe nuk ka shumë vemendje kombëtare. Pastaj erdhi fjalimi i Dules, që ishte një fjalim më politik ku foli për kapje të Kryeministrit nga interesa mafioze. Ky është një debat më i gjerë politik kombëtar, dhe ia vlen të debatohet, duke përfshirë dhe opozitën nëse e kanë seriozisht që është problem i qeverisë. Pastaj një kandidat për kryetar bashkie në Himarë, që e kap ligji i “dekriminalizimit”, pasi ka qenë nën akuzë për vrasje ushtarësh shqiptarë, nuk e di çfarë kërkoi, por kam idenë se ai ngjante si specialist për prishje kufijsh me armë.

Kjo histori duhet të marrë fund në të mire të himarjotëve, por që zëri i tyre të dëgjohet, duhet shmangur kakofonia dhe përpjekja për të bërë nga një sherr çdo mesgushti, sa herë vijnë emigrantët nga Greqia. Ata janë të lirë të protestojnë, edhe si ish pronarë, edhe si qytetarë, kundër një qeverie që nuk u pëlqen, madje po deshën dhe si grekë nëse ndjehen të tillë. Por jo me nga të gjitha nga pak, pasi në vend të solidaritetit, do të zgjojnë emocione etnike, nacionaliste dhe fetare dhe nuk do merret askush me problemin real të tyre. Nëse kanë të tillë!

Etiketa: edi ramaJorgo GoreMero BazePanajot BarkaProtesta laramane e HimaresSali BerishaVangjel Dule

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Ja çfarë zuri rrjeta në plazh…

Ja çfarë zuri rrjeta në plazh...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

23:27 | 21/03/2023
Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

23:15 | 21/03/2023
3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

23:03 | 21/03/2023
Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

23:01 | 21/03/2023
VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

22:57 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –
  • 3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –
  • Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –
  • VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –
  • EMRI/ Akuzohet për vrasje, drejtësia belge e dënon –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com