Gjatë fjalës në Kuvend, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se protesta e 7 korrikut e organizuar nga Sali Berisha ishte me “kuadrate” dhe se deputetët u detyruan të dilnin në tubim. Spiropali iu drejtua opozitës duke thënë “se sa më shumë bëheni bashkë, sa më pak vota merrni.”
“Uji ka sosur, koha e tij ka mbaruar. Paskeni harmoni sot me njëri tjetrin. mendon se keni fituar pushte mbi opozitën, aty do jeni për sa kohë nuk kuptoni jo harmoni, por harmoni me shoqërinë duhet të vendosni. Ju mundët Lulin dhe mendoni se me protestën me kuadrate, ku shumica deputetë u detyruan të vijnë, mundët Enkelejdin që s’di ku është. Do iu bashkohet edhe Meta, po ta gëzoni edhe Ilirin dhe u bëfshi bashkë me të, sa më shumë bëheni bashkë, sa më pak vota merrni.
S’bëj shaka kur flas me ton të tillë, madje e kam seriozisht, nuk ju dëgjon më njeri. Neve na keni shpallur armiq, nuk jemi ne. Armiku i atij që foli është drejtësia, aleati është pandëshkueshmëria. Ne nuk iu shohim si armiq, ju mund të funksioni vetëm me armiq, atë ju ka fut në mendje ai sovjetiku i fundit në republikën e Shqipërisë. Ju ishit armiq të reformës që në gjenezë” – tha Elisa Spiropali.