Protesta e studentëve konfuze, pa udhëheqje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e studentëve konfuze, pa udhëheqje

08:45 | 19/12/2018
në Opinion
0

Nga Mustafa Nano*

Kur nisi protesta e studentëve, të gjithë u vunë në mbështetje të saj. Ishte një festival solidariteti. Kurrë nuk ishin parë ndonjëherë shqiptarët të binin në një mendje mbi një gjë të caktuar, dhe ja, erdhët ju, të dashur studentë, për t’i bërë ata së bashku. Por nuk u bënë me ju, ngaqë pëlqyen qëllimet e protestës. Jo, u bënë me ju, ngaqë gjysma (socialistët) pëlqyen faktin që ju po protestonit në mënyrë paqësore, dhe nuk kërkonit rrëzimin e qeverisë. Madje, as rrëzimin e ministres nuk kërkonit. As tani nuk e kërkoni. Ndërsa gjysma tjetër (demokratët) ju mbështetën, ngaqë ju vendosët të mos negocjonit me qeverinë, e me kryeministrin Rama, i cili po ju qurravitet prej 14 ditësh. Nuk është parë ndonjëherë ndonjë kryeministër që t’u përgjërohet protestuesve për një takim. Çfarë nuk do të jepte për këtë takim! Edhe gjithë qeverinë do jepte, po t’ia kërkonit. Por ju nuk ia kërkoni. Sepse ju nuk doni që protesta të keqkuptohet, apo të përdoret, duke harruar se në ka një gjë që ka krijuar hapësirë për përdorimin e protestës është ky merak i juaji për të mos u përdorur.

E dini? Unë personalisht kam frikë se edhe ju vetë jeni bijtë e bijat e prindërve tuaj, dmth edhe ju jeni demokratë e socialistë. Gjysma juaj do donin që kërkesat të plotësoheshin, e që qeveria të mos dëmtohej asnjë çikë. E gjysma tjetër as që do t’ia dijë fare për kërkesat; ata duan thjesht dëmtimin apo rrëzimin e kësaj qeverie. Organizimi i kësaj proteste, dhe vendimet që janë marrë prej jush, janë frut i kësaj balance forcash. Dhe kështu kemi këtë protestë konfuze që nuk ka një grup udhëheqës e përfaqësues, që nuk pranon asnjë ndikim politik nga jashtë e që nuk pranon negociata mbi kërkesat që janë bërë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Hej studentë, ka rrezik që e gjithë protesta të përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë në skenën publike shqiptare. Dhe do të ishte traumatike për të gjithë ata që protestën tuaj e kanë pagëzuar me emra të fismë. Prandaj, duhet të ndryshoni strategji. Duhet të krijoni një leadership. Dhe duhet t’i besoni këtij leadershipi. Nëse nuk keni besim te njëri tjetri, dhe duket që nuk keni, kërkoni mbështetje nga pedagogët, apo nga jashtë. E nëse nuk ua mbush syrin e mendjen askush nga jashtë, atëherë merrnin vendimin për ta mbyllur protestën. Mbylleni ashtu si e nisët, me një lajmërim të varur në derën e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit a të arkitekturës, ku të thuhet: Të dashur studentë, ju njoftojmë se sot në orën 16.00 do mblidhemi para ministrisë së arsimit (për qejf të socialistëve), apo kryeministrisë (për qejf të demokratëve), për të deklaruar fundin e protestës. Qëllimi konsiderohet i paplotësuar. Dhe i paplotësueshëm. Fituan ato që fitojnë gjithnjë këtyre anëve. Partitë. Sepse në Shqipëri askush nuk mund të fitojë kundër tyre.

Nuk ka rrugë tjetër? Në fakt, ka edhe një rrugë tjetër. Ju duhet të ngriheni kundër vetë partive, kundër rendit të prishur të gjërave, kundër sistemit të korruptuar që ka korruptuar çdo gjë. Vetëm kështu do të kishin kuptim edhe kanosjet që ju po bëni me grevë urie, me bllokime rrugësh, e me përshkallëzime të tjera, për të cilat keni folur. Nëse nuk keni gjë kundër sistemit, dhe deri tani e keni pasur merak të tregoni se nuk keni gjë kundër sistemit, atëherë shkoni negocjoni me kryeministrin, merrni çfarë keni kërkuar të merrni, dhe kthejuni auditorëve. Shfaqja mbaroi.  Nesër rikthehet jeta normale. Poshtë studentët! Rroftë sistemi!

* Ky është monologu që gazetari ka mbajtur si editorial në serinë e radhës së emisionit “Provokacija”

/abcnews.al/

Etiketa: demokratetkonfuzeMustafa Nanopa udhëheqjeprotestasocialistëtstudentet

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Fundviti në qytetin e pishave, Puka kartolina e festave

Fundviti në qytetin e pishave, Puka kartolina e festave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com