Vetëm pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës, Policia e Shtetit ka angazhuar rreth 1500 efektivë policie në terren. Në gatishmëri janë forcat “Shqiponjat”, FNSH dhe RENEA.
Godina e Kryeministrisë është e rrethuar me gardh metalik, si në çdo protestë dhe shtylla janë lyer me graso.
Mësohet se janë vendosur edhe kamera sigurie shtesë për të patur më të lehtë monitorimin e situatës.
Ndërkohë që PD bëhet me dije se ka kërkuar leje deri në mesnatë për marshimin e protestës.