Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për protestën e zhvilluar nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
“Të rinjtë e nxitur nga partitë që protestojnë për arsimin të lexojnë rezultatet e Shqipërisë në programin PISA2015”, shkruan Rama.
Komisioni Evropian i ka dërguar një letër vlerësimi Ministrisë së Arsimit në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) për rezultatet e studimit të vitit 2015.
Letra vlerëson edhe punën e kryeministrit si edhe të reformave që janë ndërmarrë në fushën e arsimit, shkruan Panorama.al