Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Propozohet ligj për lejimin e ndryshimit të gjinisë e seksit

Nga Media 0

Nga Indrit Vokshi

1. Paskan propozuar që në pasaporta e karta, tek seksi, përveç mashkull e femër të përfshihet edhe “tjetër” – bëhet fjalë për transat.

2. Kërkokan që t’u jepet e drejtë ta ndryshojnë në pasaportë nga mashkull femër e anasjelltas. Dmth të shkojë sa herë të dojë e ta ndryshojë. Në ketë logjikë legjitimohet cilido me luhatje personaliteti, ta ndryshojë e ta quajë veten çfarë të dojë. Madje mund të zhvillohet me tej, kush ka halucinacione se është ujk, si Ujku i Cerrikut, të shënohet ujk. Shumëkush, pa dyshim, të shënohet dele. Të shënohen sadistë, mazohistë e të gjitha variatetet seksuale me rradhë. Dhe dokumentet e shtetit tonë të kthehen në mur për grafit që këta zhgarravisin sa herë të duan. Pse?

3. Ne duhet ta ndajmë; do njohim seksin dhe gjininë për shkak të lindjes siç e ka krijuar Zoti apo iu shkojmë mbrapa hipsterave? Në fakt e kemi ndarë. Shumica dërrmuese e njeh sipas Zotit e sipas të drejtës. Kurse pakica me qëllime për të dërrmuar shumicën, do t’i imponojë publikes, intimitetin e karakteristikat seksuale.

4. Gjithsesi ky propozim i transmetuar në televizore duke e çuar në shtëpinë e çdo shqiptari, meriton një përgjigjje.

5. Propozimi nuk duhet parë si autonom dhe i izoluar, pa lidhje me të tjera propozime dhe qëllime. Ai është thjesht një notë në kompozimin e madh të një plani për të zhbërë e shkatërruar emërtimet e derisotme të cilat janë mashkull-femër si dy figurat e jetës, martesës burrë-grua dhe shenjtërisë së saj.

6. Duhet theksuar me zë të lartë se problemi i popujve nuk ka qenë kurrë pasja e martesës burrë-grua dhe mospasja e martesës mashkull-mashkull apo femër-femër e çështje të ngjashme. Kjo nuk duhet harruar.

7. Problemi ka qenë padrejtësia, kur janë vrarë njerëz e nuk janë dënuar fajtorët, janë vjedhur pronat, janë vjedhur paratë publike e nuk janë dënuar fajtorët. Problemi kanë qenë arsimimi, mjekimi, liria e shprehjes, liria e votës, hapsirat që njeriu ta tregojë çfarë talenti ka, kush është dhe çfarë mundet të bëjë.

8. Pra axhenda e martesave të tilla, ripërcaktimeve të gjinive e sekseve, na është shtruar si problem themelor, duke mos qenë aspak themelor, madje pa rëndësi fare. Imponim.

9. Mospranimi i imponimeve të tilla nuk është cënim i të drejtës por është pengim i tentativës që karakteristikat seksuale të një grupimi të vogël njerëzish të transportohen e të transplantohen në trupin e legjislacionit të përbashkët.

10. Legjislacioni është unifikues. Kushtetuta është dakortësia, pakti i cili e mban një popull bashkë, konsensusi për kolona të përbashkëta publike është ai që formon republikën.

11. Që vrasja dënohet është kolonë publike e gjithpranuar e shprehur në legjislacion dhe, nuk mund të dalë një grupim i vogël e ta justifikojë një lloj vrasjeje, vetëm pse beson asisoji. Që familja është burrë-grua dhe që sekset janë mashkull dhe femër është kolonë e gjithpranuar nga ky komb dhe s’mund të dalë një grupim i vogël dhe ta ndryshojë, thjesht sepse ashtu e mendon.

12. Sundojnë absurdi dhe epshi, përmbi arsyen. Sepse si fillim duan të ndryshojnë ligjin mbi emërtimet e sekseve. Pastaj duan të ndryshojnë me tej kolonën e gjithpranuar dhe të përfshijnë martesën gay, pastaj do të kërkojnë birësimet. Pastaj do të kërkojnë me ligj banjo të veçantë në bar-restaurante, jo se nuk munden të hyjnë tek banjot e të tjerëve por sepse duan të zotrojnë hapësirën publike. Pastaj do kërkojnë të njihet me ligj qeni si anëtar i familjes, sepse kështu dëshirojnë ata.

13. Por ky komb, me të gjitha problemet që ka, s’ka konsensus dhe gjithpranim që familja të kthehet në diçka qesharake e të relativizuar, thirret ende në shenjtërinë e saj, në monopolin në legjislacion të bashkimit burrë-grua.

14. Prandaj askush nuk ka të drejtë t’ua përdhosë njerëzve vlerat ku besojnë dhe pohojnë se duhet besuar. Asnjë organizatë sado para dhe ndikim mediatik të ketë, asnjë ambasador, asnjë donator, askush.

15. Se s’ka arsye, s’ka pse, s’ka nevojë, s’ka dobi, s’kanë të drejtë të trafikojnë ndryshime ligjore tinëz ose t’i imponojnë, kundër popullit, kundër njerëzve, vetëm për interesat e klaneve okulte që as njihen, as votohen, as mbajnë përgjegjësi.

16. Shqiptarët duhet të rezistojnë, për besimet e tyne, për atë çka e quajnë me vlerë dhe të paprekshme. Të mos lejojnë t’ua fyejnë. Të mos lejojnë deputetet të votojnë ndryshime ligjore që nuk përfaqësojnë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej