Pronarët u pushkatuan në diktaturë, tani masakrohen nën hundën e shtetit demokratik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pronarët u pushkatuan në diktaturë, tani masakrohen nën hundën e shtetit demokratik

11:01 | 04/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Eurial Vinka

Nuk mjaftonte që pronarët të pushktuar dhe të burgosur politikë të masakrohen nga diktatura komuniste, po duhej të dilnin disa individë, llumi i  shoqërisë, gangsterë, hajdutë e mafiozë, që t’i masakronin edhe në demokraci, nën hundën e presidentëve dhe të kryeministrave, që nuk denjonin ta kthenin kokën nga padrejtësitë që ushtroheshin para syve të tyre, të mbuluar me cipën e indiferencës dhe mospërfilljës.

Shteti bën sehir, sepse ua ka lenë në dorë dhe kompetencë prokurorive e gjykatave si dhe policisë që të ndjekin këta keqberës e hajdutë që vjedhin  haptas pronat e pasuritë e pronarëve, pa i qortuar  e pa u kërkuar kush llogari. Se mos këta  gangsterë ia varin fort drejtësisë e shtetit! Vetë ligj, e vetë shtet.  Kur qenkan bërë kaq të zotët që nga brekëgrisur të bëhen  milionerë e miliarderë? Epo dihet fort mirë, nga burgjët e  Italisë, ku janë mbyllur për krime ordinere, drogë e prostitucion,  aty janë shkolluar e diplomuar si Prof. Dr. mafiozë,  që të behën milionerë e miliarderë  duke u  vjedhur pronarëve të shkretë e të pafuqishëm pronat e pasuritë e paguara me gjak e lot vuajtjesh e torturash në burgjet e diktaturës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nuk mjaftuan masakrat e komunizmit mbi ta, por duhet të dilnin këta karabedikë e hajdutë që t’i masakronin përsëri, nën hundët e shtetit e të insitucionëve të tij. Ata s’pyesin as për polici, as prokurori e gjykatë, hyjnë e dalin si në shtëpi të tyre. S’guxon kush t’i prekë apo qortojë. Mjer ai, kushdo qoftë, shtetar apo privat, e sa për pronarët u tregojnë shqelmin dhe koburën që mbajnë pas b….(pa leje) si kapadai, e s’ja mban kujt t’i prekë me pupël.

Krah për krah me policët, prokurorët  e gjykatësit, kryetarët e bashkive dhe prefektët, Prof. e Dr. kërkushët, me alamet diplomat në xhep, blerë me tefin e dollarit (disa mijëra) në universitetet që kanë mbirë si kërpudha shpifarake mes Tiranës, bëhën drejtorë, deputetë e shefa policie. Cili prokuror, gjykatës apo polic guxon t’u kërkojë llogari se si  u bënë ashtu si me magji milionerë e miliarderë, kur s’kishin gjë pas  shpirtit ? Mos vallë korrupsioni ka hyrë në zyrat e tyre dhe i bën të mbyllin sytë e veshët ndaj këtyre gansterllëqeve? Cili burrë shteti është në gjendje ta pastrojë vendin nga kjo sëmundje e  keqe e këta demonë që përfitojnë nga demokracia e madhe, për të livadhisur për shtatë palë qejfe, mbi kurrizin e të tjerëve?

Deri kur o Zot (Presidentë a Kryeministra),  do të vazhdojë kjo gjendje që në qytetet shqiptare të vazhdoje sundimi i njerëzve të fortë, i ketyre Al-Kaponëve, të pa din e imanë, që ushtrojnë pa u hyrë gjëmb në këmbë zanatin  e tyre mafioz me korrupsion e terror ? A ka, a s’ka shtet?! A ka, a s’ka drejtësi?! A ka, a s’ka prokurori e gjykatë?! A ka, a s’ka polici për ndjekjen e krimeve ekonomike në dëm të qytetarëve dhe kryesisht në dëm të pronarëve që u grabitën e vidhën pronat në dritë të diellit, e shteti rri indiferent e moskokëçarës?! A ka, a s’ka ligj për këta keqbërës që po helmojnë shoqërinë shqiptare me veprat e tyre kriminale. Ju lutemi na jepni përgjigjje, që ta flemë mendjen, ja t’i dilni zot kësaj plage kriminale, ja të na e thoni troç, rrini urtë, sus, e mos t’u ndihet zëri, më keq se nën diktaturë!

Një mikut tim prej 27 vitesh nuk i kthehet shtëpia e pushtuar në vitin 1945 nga partizanët trimosha, që vazhdojnë ta pushtojnë e s’ka burrë nane që i nxjerr prej saj, paçka se kryeministri ka deklaruar se shtëpitë e pushtuara në kohën e diktaturës do t’u kthehen pronarëve pa gjyq. Kush e përfill atë fjalë? Askush! Kjo është e gjitha. Sundon padrejtësia, sado që thërrasin me te madhe për reformë në drejtësi. Fjalë që i merr era me gjithë letrat e shpurpurisura në kundërshtim me shprehjen “Verba volant, scripta manent”. I shkreti latin, s’mund t’i shkonte mendja kurrën e kurrës, se do të vinte një kohë ku komunizmi të mos përfillte as fjalë, as shkrime. Koha po e vërteton, e ku ? Në Shqipërinë tonë, aq të lavdëruar me fjalë dhe aq të përmbysur me kokë në hi e në baltë. Pashko Vasa paska pasur shumë të drejtë me qa mjerimin e Shqipërisë, që ne po e shohim fare mirë!

Etiketa: demokracidiktatureEurial Vinkakreyministerpressidentpronarereforma n e drejtesishteti

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tiranë, eksploziv në një butik pranë “Shkollës së Baletit”

Tiranë, eksploziv në një butik pranë “Shkollës së Baletit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD duhet të dëgjojë votuesit –

PD duhet të dëgjojë votuesit –

23:02 | 17/12/2025
Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

22:10 | 17/12/2025
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

21:52 | 17/12/2025
Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

21:46 | 17/12/2025
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

21:00 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –
  • PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –
  • Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –
  • Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –
  • SPAK provoi se zv/kryeministrja kërcënoi dëshmitaren –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com