• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pritshmëritë nga takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

23:26 | 09/08/2022
në Shqiperi
0

Ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore në Kosovë u takuan të martën me Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në vend.

Ndonëse nuk janë dhënë hollësi, zyra e Kryeministrit Kurti e citoi atë të ketë nënvizuar angazhimin e qeverisë së Kosovës, për siç u tha dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Kryeministri Kurti pritet që javën e ardhshme të bisedojë në Bruksel me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një takim që Bashkimi Evropian u ngut ta oragnizojë pas tensioneve të 31 korrikut, për shkak të reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për vendosjen e reciprocitetit në përdorimin e dokumenteve personale të lëshuara nga Serbia.

Profesori për paqe dhe studime të konflikteve në Universitetin e Dublin-it në Irlandë, Gëzim Visoka, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se tensionet e fundit në veri tregojnë për kthim prapa në marrëdhëniet ndërmjet dy palëve.

“Ka dallime esenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa i takon tërë dialogut dhe përfundimit të tij, kjo si parakusht pastaj shpjegon edhe zhvillimet e fundit në veri. Serbia është duke përdorur dialogun për të krijuar ose zgjeruar një autonomi për serbët në Kosovë dhe është duke i ikur temës së njohjes së ndërsjellë apo pranimit të Kosovës. Në anën tjetër Kosova është duke përqendruar tërë energjinë në arritjen e një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë. Këto janë qëndrime kundërshtuese ndaj njëra tjetrës dhe asnjëra palë duket se nuk ka gatishmëri për kompromis”.

Zoti Visoka thotë se tensionet në veri mund të shpjegohen në disa forma.

“E para si paralajmërim se dialogu dhe paqebërja janë thelbësore, prandaj kemi përshkallëzim për të qetësuar situatën, kemi përshkallëzim për të paralajmëruar të gjitha palët se vërtetë duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve. E dyta, këto përshkallëzime mund të lexohen si shenja për një trajektore negative të zhvillimeve në veri ku kemi shkallëzim të situatës si metodë për të imponuar pastaj zgjidhje në terren por edhe në tavolinën e bisedimeve. E treta, këto zhvillime mund të lexohen edhe si tendenca politike për të larguar vëmendjen nga problemet ekonomike në të dy vendet, posaçërisht në Serbi sa i përket refuzimit të tyre për të vënë sanksione ndaj Rusisë”.

Me 1 shtator të këtij viti, pritet të rinisë zbatimi i masës për reciprocitet sa i takon dokumenteve të identifikimit, por edhe i ndërrimit të targave të makinave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Zoti Visoka thotë se kjo mund të sjellë përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në veri, ndërsa thekson se KFOR-i dhe EULEX-i duhet të përgatiten paraprakisht për të mos lejuar bllokadat e ngjashme si ato të fillimit të këtij muaji.

“Serbia dhe strukturat e saj politike dhe të sigurisë janë të përgatitura mirë dhe duket se janë përgatitur ndër vite për të bllokuar dhe për të rezistuar ndaj zgjerimit të autoritetit të Kosovës në veri. Ky përshkallëzim është i rrezikshëm për shkak se kemi kombinim të disa grupeve, edhe kriminale, që kanë interesa ekonomike, të sigurisë dhe inteligjencës, dhe ato të përfaqësuesve politik të imponuar nga Beogradi. Por tani kemi edhe elementin rus, të cilët janë të interesuar të ndryshojnë situatën në veri”, thotë ai.

“Kjo mund të ndodhë për aq kohë sa udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë të angazhuar për të shkaktuar telashe e për të rritur tensionet. Me një politikë të tillë të krijimit të trazirave, të psikozës së luftës, psikozës së frikës, pushtetarët e kontrollojnë situatën më mirë, jetojnë e veprojnë më lehtë brenda situatave të tilla, sepse e largojnë vëmendjen nga çështje thelbësore për qytetarët”, i tha Zërit të Amerikës njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Rrahman Paçarizi.

Ai tha se me këto tensione udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë po i përgatisin qytetarët për vendimet e vështira që i presin në të ardhmen.

“Për shembull, Serbisë i intereson që të shkaktojë tensione, frikë, të krijoj psikozën te qytetarët e vet se ne jemi të rrezikuar të na sulmojë NATO-ja e të tjera, në mënyrë që sa më lehtë t’i pranojnë kushtet e një marrëveshje përfundimtare. Në anën tjetër, në interesin e qeverisë së Kosovës është që të krijojë ndjenjën e frikës, psikozës së përgjithshme në mënyrë që vendimi, ta zëmë për Asociacionin apo për kishat, të pranohet më lehtë nga qytetarët si një variant më i mirë nga dy apo tri variante të këqija”, tha zoti Pacarizi.

Analistët thonë se takimi i nivelit më të lartë politik, që pritet të mbahet më 18 gusht, mund të shërbejë për të siguruar uljen e tensioneve, ndoënse qëndrimet tërësisht të kudnërta të palëve nuk japin shumë shpresë për ndonjë përparim.

“Nëse nuk ka përparim në këto tema, ose në përgjithësi në dialog, mendoj se ky takim duhet të shërbejë për të mos u përshkallëzuar më tej situata. Të paktën çfarë mund të ndodhë është të dalin me deklaratë të përbashkët për mos agresivitet, të dalin me qëndrimet se asnjëra palë nuk do të marrë masa që cenojnë sigurinë në veri dhe të paktën Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë që nëse palët shkelin këto parime – do të ketë sanksione”, thotë zoti Visoka.

Janë mbushur 11 vjet që kur palët janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve por përpairmet janë të pakta. Serbia e mbështetur nga Moska kundërshton pavarësinë e Kosovës të cilën e njohin vendet kryesore perëndimore./VOA/

 

Etiketa: Albin KurtiAleksandër VuçiçBrukselpritshmëritëtakimi

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para

Pasditja sjell shi në disa zona, moti për ditën e sotme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U tronditëm!” Fqinjët flasin për vrasjen e shqiptarëve në Itali –

Uria në mes të natës, arsyet shëndetësore pse ndodh –

23:27 | 30/03/2023
Shkarkohet nga detyra gjyqtari Hysen Saliko –

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Hysen Saliko –

23:21 | 30/03/2023

Përmbytet sërish qyteti i goditur nga tërmeti në Turqi –

23:03 | 30/03/2023
Kandidati i pavarur kallëzon penalisht kreun e PS-së në Sarandë –

Kandidati i pavarur kallëzon penalisht kreun e PS-së në Sarandë –

22:57 | 30/03/2023
Tuchel ishte njeriu i duhur për stolin e Bayern –

Tuchel ishte njeriu i duhur për stolin e Bayern –

22:49 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Uria në mes të natës, arsyet shëndetësore pse ndodh –
  • Shkarkohet nga detyra gjyqtari Hysen Saliko –
  • Përmbytet sërish qyteti i goditur nga tërmeti në Turqi –
  • Kandidati i pavarur kallëzon penalisht kreun e PS-së në Sarandë –
  • Tuchel ishte njeriu i duhur për stolin e Bayern –
  • Vetëm afër Luizit të rrish –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Uria në mes të natës, arsyet shëndetësore pse ndodh –
  • Shkarkohet nga detyra gjyqtari Hysen Saliko –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com