Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me qytetarët e Elbasanit, të cilët duken mjaft entuziastë.
Kryedemokrati ka postuar një video në Facebook ku ndan me ndjekësit e tij pamjet e rradhëve kilometrike të hyrjes brenda në qytet.
“Rrugës për në Qarkun e Elbasanit, për në qytetin e Elbasanit, ku do të zhvillohet për pak minuta takimi i përbashkët me aktivët e Elbasanit. Përgatitje të protestës së PD dhe gjithë qytetarëve të shtunën më datë 13 te Bulevardi Dëshmorët e kombëve. Edhe këtu si kudo tjetër entuziazëm i jashtëzakonshëm dhe në kilometra para hyrjes në qytet.”-shprehet Basha.
Në një postim në Facebook, Basha është shprehur se do ta çoj deri në fund betejën kundër qeveritarëve të korruptuar që fshehin tonelatat e eurove.
Postimi i plotë i Bashës në Facebook:
Nesër vendi do të ketë një drejtësi të vërtetë, jo një drejtësi që burgos fukarenjtë të cilët s’paguajnë dot faturat e dritave, ndërkohë që qeveritarët e korruptuar nuk gjejnë vend për të fshehur tonelatat e eurove që kanë vjedhur.
Ndaj këtë betejë do ta çojmë deri në fund përpara ndeshjes në kushte të barabarta, ku PD ka një program fitues dhe ofron ndryshimin për jetën e çdo shqiptari! #ShqiperiaSiEuropa #13prill
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2197513060294195/