Prill 1992/ Kur Zef Brozi vulosi me ligj autoritarizmin e Presidentit Sali Berisha – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prill 1992/ Kur Zef Brozi vulosi me ligj autoritarizmin e Presidentit Sali Berisha

09:27 | 16/12/2016
në Shqiperi
0
ALBANIA - Albanien - 1992 - Second democratic elections.Transition from communism to democracy; Victory Party - Sali Berisha, the new president in Tirana; 03/1992; © Christian Jungeblodt

ALBANIA - Albanien - 1992 - Second democratic elections.Transition from communism to democracy; Victory Party - Sali Berisha, the new president in Tirana; 03/1992; © Christian Jungeblodt

Si kryetar i Komisionit të Ligjeve, mbrojti rritjen e kompetencave të presidentit, përballë kundërshtive që vinin nga deputetët e opozitës.

Pas rrëzimit  të sistemit komunist në Shqipëri në vitin 1990, udhëheqja komuniste e kishte një alibi për t’i shpëtuar ndëshkimit për krimet e komunizmit. Të gjitha fajet për mijëra viktima të atij sistemi totalitar, ia faturuan vetëm diktatorit Enver Hoxha. Me pretekstin se kështu ishte koha dhe kështu ishte sistemi që kishte vendosur diktatori. Me këtë alibi shpëtuan të gjithë, Byroja Politike e PPSH-së, Komiteti Qendror i PPSH-së e deri tek xhelatët e Sigurimit të Shtetit. Ata kishin qenë firmëtarë e ekzekutorë të vdekjes së mijëra shqiptarëve në komunizëm.

E njëjta taktikë është përdorur edhe për gjithçka u bë keq gjatë 26 viteve të tranzicionit në Shqipëri. Sali Berisha është njeriu më i akuzuar në këtë tranzicion të gjatë e të vështirë për Shqipërinë, ku spikat pikërisht sistemi i korruptuar i drejtësisë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ish-bashkëpunëtorët e tij në këtë rrugë, ia lënë fajin Berishës pa marrë asnjë përgjegjësi, të paktën morale për firmat e tyre mbi dokumente e ligje që shkatërruan shpresën për drejtësi të shqiptarëve pas vitit 1990. Njësoj si udhëhqeja e PPSH-sw që gjithçka ia faturoi diktatorit Enver Hoxha.

Një ditë më parë, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka rrëfyer momentet, kur sipas tij Berisha ka nisur të shkatërrojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Së pari, në atë kohë, kur Berisha nisi të drejtojë Shqipërinë, drejtësia ishte gjëja më e munguar për shqiptarët. Mungesa e drejtësisë është tipari thelbësor i sistemit komunist. Ajo që pritej nga Berisha e bashkëpunëtorët e tij ishte vendosja e drejtësisë, përmes shtetit ligjor.

Berisha nuk gjeti ndonjë drejtësi, të cilën më pas e shkatërroi, por kjo nuk do të thotë se Berisha është pa faj. Patjetër që ai ka një peshë të rëndë faji për drejtësinë e munguar në këto 26 vjet. Por, ai nuk ishte vetëm në këtë rrugë. Një prej njerëzve më të afërt në fillim të kësaj rruge të Sali Berishës, është pikërisht Zef Brozi. Ka shumë të tjerë, por meqënëse Brozi e ka një version kaq të qartë për origjinën e shkatërrimit të drejtësisë, po i  kthejmë në vëmëndje disa detaje ku ai ishte protagonist.

Prill 1992/ Debati për kompetencat e presidentit

Le të kthehemi 24 vite më parë, në prill të vitit 1992, kur Kuvendi diskutonte për kompetencat e presidentit. Në atë kohë, Zef Brozi ishte kryetar i Komisionit të Ligjeve, mbrojtësi më i rëndësishëm i rritjes pa kufi të kompetencave të presidentit, (që do të ishte Berisha dhe për këtë nuk kishte asnjë mëdyshje). Përmes këtyre kompetencave, Berisha do të drejtonte vendin me dorë të fortë autoritariste, duke ndëshkuar të gjithë kundërshtarët e tij në opozitë, por edhe brenda Partisë Demokratike.

Një debat i rëndësishëm në seancën parlamentare të 29 prillit të vitit 1992 është zhvilluar lidhur me kompetencat e presidentit. U shtruan qindra pyetje, kryesisht nga deputetë të Partisë Socialiste për frikën e kompetencave që Zef Brozi e shumica e deputetëve të Komisionit të Ligjeve, i garantuar Presidentit Berisha.

Opozita i mëshoi fort argumentit se Shqipëria sapo kishte dalë nga diktatura dhe ishte e rrezikuar në çdo moment t’i kthehej elementeve të saj. Kompetencat e ekzagjeruara të presidentit, mund të çonin në një rrugë të tillë.

Ja disa arguemente të Zef Brozit në mbrojtje të kompetencave të Presidentit Berisha.

Zef Brozi: Meqenëse në ligjin që është në fuqi, në nenin 19, kur flitet për kompetencat e Presidentit thuhet se “nxjerr dekrete me karakter individual dhe vendime”, është fjala për Presidentin që në raste të ngutshme nxjerr edhe dekrete me karakter normativ; pra dekrete, ligje, të cilat i paraqiten për miratim Kuvendit Popullor në sesionin më të afërt. Nëse diskutohet sot që kompetencën që sipas ligjit e ka Presidenti, t’ia kalojmë Këshillit të Ministrave, duhet të shfuqizojmë disa pika të nenit 19 dhe pastaj të procedojmë. Atë le ta gjykojmë, por Komisioni i Ligjeve e gjeti të udhës t’i qëndrojë formulimit që ka paraqitur në vërejtjet e tij. Kjo nuk prish asnjë punë, sepse Qeveria dhe Presidenti do të bashkëpunojnë ngushtë, patjetër.

Zef Brozi:

Pjesëmarrja e Presidentit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe kryesimi i tij po nga Presidenti nuk është një praktikë e sugjeruar nga specialistët shqiptarë. Është një praktikë e njohur dhe në projektkushtetutën e bërë që në muajin shtator-tetor; grupi e ka formuluar kështu në nenin 109: “Këshilli i Lartë i Drejtësisë kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet etj., etj. Pra, lënia dhe caktimi i Presidentit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk parakupton aspak që Presidenti do të ndikojë në dhënien e drejtësisë. Presidenti vërtet bën pjesë, por ai është vetëm një votë, sepse vendimet merren me votim. Një votë përballë 9 votave apo 13 votave të tjera nuk ka ndonjë peshë, por nga ana tjetër kjo e mban Presidentin, si të thuash, të impenjuar me punën e organeve të drejtësisë. E detyron që ai të jetë i preokupuar dhe i shqetësuar dhe të mos jetojë larg holleve të organeve të drejtësisë. Është kjo praktikë botërore për gërshetimin e pushteteve, por kjo nuk do të thotë se ato humbasin pavarësinë e tyre.

Pyetja nga salla ishte: Në aprovimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u shkel në mënyrë flagrante Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, duke zgjedhur në atë këshill deputetët Abdi Baleta dhe Zef Brozi. Pasi e hodhi çështjen në gjyq grupi parlamentar socialist, Gjykata Kushtetuese i shkarkoi nga kjo detyrë deputetët. A janë zgjedhur dy zëvendësit e tyre?

Përgjigje: Ende nuk janë zgjedhur dy zëvendësit e tyre.

Pyetje: A është respektuar Kushtetuta në rastin e dytë?

Përgjigje: Sigurisht është vonesë kjo dhe bëjmë autokritikë në këtë rast që nuk kemi bërë zëvendësimin e shpejtë të këtyre dy zotërinjve që u larguan.

Megjithë debatet e zhvilluara në atë seancë për kompetencat e presidentit, ligji u miratua me shumicën e kartonave të Partisë Demokratike që kishte fituar mazhorancën absolute në zgjedhjet e 22 marsit të atij viti.  Pak minuta më pas, në emër të grupit parlamentar të PD-së, Eduard Selami propozoi për President të Shqipërisë, Sali Berishën.

Eduard Selami:

Në mbështetje të nenit 25 të ligjit nr. 7491, 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, në emër të një grupi deputetësh të Partisë Demokratike, të Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Republikane, të përbërë prej zotërinjve Pjetër Arbnori, Aleksandër Meksi, Eduard Selami, Azem Hajdari, Ali Spahia, Genc Ruli, Blerim Çela, Luan Skuqi, Ylli Vejsiu, Ahmet Osja, Halit Shamata, Skënder Shkupi, Dylber Vrioni, Dashamir Shehi, Rushen Golemi, Jemin Gjana, Daim Rrapaj, Agim Hoxha, Gaqo Rrota, Roland Tafili, Arben Meçaj, Mehmet Çeliku, Gëzim Mema, Ëngjëll Dakli, Gëzim Agastra, Shaban Memia, Lisien Bashkurti, Petrit Kalakula, Abdi Baleta, Zef Brozi, Tritan Shehu, Rexhep Uka, Bashkim Kopliku dhe Vasil Gjika, kam nderin të propozoj si kandidat për President të Republikës se Shqipërisë, zotin Sali Berisha.

Për në kandidaturën e vënë nisemi nga kontributi i tij i çmuar që ka dhënë në vendosjen e demokracisë në Shqipëri, nga bindja se profesor doktor Sali Berisha me kredibilitetin e tij të brendshëm e të jashtëm është sot personaliteti më i përshtatshëm për të drejtuar Shqipërinë dhe shtetin demokratik në këto momente historike jashtëzakonisht të rëndësishme.

Sali Berisha u zgjodh president, më shumicën e votave të Kuvendit, për të drejtuar Shqipërinë në tranzicionin e gjatë e shumë të mundimshëm për shqiptarët, përmes mungesës së plotë të drejtësisë. Një vit më pas, në vitin 1993, Zef Brozi u zgjodh kryetar i Gjykatës së Kasacionit.

Etiketa: Abdi BaletaAgim HoxhaArben MeçajDaim RrapajDashamir ShehiEduard SelamiEngjell DakliGaqo RrotaGëzim AgastraGëzim Memagjykata e kasacionitJemin GjanaLisien BashkurtiMehmet ÇelikuPetrit KalakulaRexhep UkaRoland TafiliRushen GolemiSali BerishaShaban MemiaTritan ShehuZef Brozi

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Mesila Doda: Mëvetësia e vendit në pikëpyetje. Duhet një Pakt i ri Kombëtar

Mesila Doda: Mëvetësia e vendit në pikëpyetje. Duhet një Pakt i ri Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com