Në Pallatin e Brigadave po prezantohet Abetarja e përbashkët Shqipëri –Kosovë! Ministrja e Arsimit në vendin tonë Evis Kushi tha se sfida e madhe është që të ruajmë dhe të përforcojmë Gjuhën Shqipe.
“Na ka bërë më të vëtëdijshme për vlerat e gjuhës Shqipe. Prandaj punuam me shumë dashur e jemi të lumtur që ja dolëm që në Shqipëri dhe në Kosovë të kenë të përbashkët abetaren unike Shqiptare. Ky moment nuk është vetëm finalizimi i një procesi, por fillimi i një faze të re për të forcuar mësimin e Gjuhës Shqipe. Akademitë tona po punojnë për Enciklopedinë e Përbashkët. Sfida jonë është shumë e madhe që të bëjmë përpjekje për ta ruajtur gjuhën shqipe. Ajo që më gëzon sot është se përveçse kemi ministren e Arsimit të Kosovës, kemi edhe ministrin e Arsimit në Maqedoninë e Veriut. Ka shprehur dëshirën që të përfshihet. Një abetare unifikuar për të gjitha trevat shqiptare, i kalon përmasat e aspektit arsimor pasi është një arritje e të gjithë kombit shqiptar. Nesër fillojnë punimet e Kongresit të Arsimit, ku do shkëmbejmë mendimet tona që të përballojmë sfidën e kohës.’- tha Kushi.