Presidenti Nishani: Çamëria kontribut material e moral në luftën antifashiste – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Nishani: Çamëria kontribut material e moral në luftën antifashiste

19:09 | 08/05/2016
në Uncategorized
0

Kreu i Shtetit priti në Presidencë një përfaqësi të partizanëve të Çamërisë

 

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Fitores mbi fashizmin Presidenti Bujar Nishani ka pritur në Presidencë një përfqësi të familjeve të partizanëve të Çamërisë. Në takimin ku kanë qenë të pranishëm edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe anëtarë e drejtues të Shoqatës “Çamëria” kreu i shtetit ka folur në mënyrë të veçantë edhe për kontributin e madh të partizanëve çamë në betejnë për fitoren mbi fashizmin.  “Në këtë ditë të shënuar të 71-vjetorit të fitores mbi nazifashizmin, shqiptarët si komb në përgjithësi, dhe bashkësia çame në veçanti, gjenden përkrah aleatëve të mëdhenj antifashistë me kontributin e tyre të pakontestueshëm dhe të nderuar në historinë e kombit shqiptar! I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e heronjve shqiptarë prej ngado që vinin dhe kudo ku bënë sakrificat më sublime për liri dhe për vlerat e demokracisë, përfshirë edhe ata çamë!”, u tha të pranishëmve Presidenti Nishani.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nishani 4

Deklarata e plotë e Presidencës:   

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi sot në Institucionin e Kreut të Shtetit një veprimtari kushtuar “Kontributit të popullsisë çame në Luftën e Dytë Botërore” në kuadër të 71-vjetorit të fitores historike të koalicionit ndërkombëtar kundër nazifashizmit. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, drejtues dhe anëtarë të “Shoqatës Çamëria” si Nënkryetari i saj Dritan Sejko, familjarë të Heroit të Popullit, Ali Demi dhe të dëshmorëve të lirisë, si dhe të të internuarve nga Çamëria në kampet e përqendrimit e të shfarosjes në masë, studiues, historianë dhe publicistë.

Pasi theksoi se “kjo fitore historike e dëshirës, vullnetit dhe sakrificave të popujve liridashës e kurorëzuar më 8 maj 1945, ka në themelet e saj edhe kontributin e shqiptarëve jo vetëm brenda territorit të Shqipërisë, por edhe jashtë këtyre kufijve”, Presidenti Nishani, vuri në dukje se: “Fatmirësisht dhe në saj të etjes për liri dhe mosnënshtrimit historik të popullit tonë ndaj asnjë lloj pushtuesi, Shqipëria dhe bijtë e bijat e saj atdhetarë, ditën me mjaft largpamësi të rreshtoheshin në anën e drejtë të barrikadës, krah për krah me ato shtete dhe vende të cilët edhe sot e kësaj dite, pas gati shtatë dekadash, janë partnerët dhe aleatët tanë të palëkundur dhe besnikë në NATO.”

“Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria dhe i gjithë kombi shqiptar u bënë  kontribues të denjë në mbështetje të antifashizmit evropian dhe mbarëbotëror duke treguar një shpirt të paepur për liri dhe demokraci. ‘Pema e lirisë nganjëherë duhet vaditur me gjakun e atdhetarëve dhe të tiranëve!’ – ka thënë dikur ish-Presidenti amerikan Tomas Xheferson. Dhe shqiptarët këtë e vërtetuan me shembullin e tyre. Është ky kontribut i pamohueshëm që na bën sot krenarë faqe botës duke u ndierë të barabartë mes popujve liridashës dhe paqedashës.” – u shpreh Presidenti.

nishani 2

“Heronjtë dhe dëshmorët e kombit tonë brenda dhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar janë dëshmia autentike e një rezistence solide dhe një vulosje me gjak të lirisë së atdheut tonë të dashur, edhe pse vlerësimi për ta u bë në mënyrë të pjesshme dhe të pamerituar nga shtetet fituese, ngaqë Shqipëria fatkeqësisht mbeti në kampin e Lindjes komuniste në raport me Perëndimin demokratik. Historiografia kombëtare dhe ajo ndërkombëtare do të duhej të ishte më e thelluar në vlerësimin potencial të kësaj lufte antifashiste, pa anshmëri dhe me gjakftohtësi, pa politizime dhe në funksion të daljes në dritë të të vërtetave, të kontributeve mbarëshqiptare të një kombi që ka prosperuar gjithnjë në shekuj për lirinë e kombit të vet ndaj pushtimeve.” – nënvizoi Presidenti Nishani, duke shtuar se: “Është ky rast që meriton vëmendjen e veçantë për të përshëndetur dhe shprehur mirënjohjen të gjithë atyre luftëtarëve të lirisë, heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe atyre që u internuan në kampet e përqendrimit dhe të shfarosjes në masë në Itali e Gjermani. Gjaku i të rënëve për liri ka ngjyer flamurin tonë kombëtar si dëshmi e një lufte të paepur të shpirtit shqiptar për liri dhe demokraci.”

nishani 3

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të pranishmëve në këtë ceremoni përkujtimore të 71-vjetorit të fitores mbi nazifashizmin, Kreu i Shtetit i falënderoi në emër të shtetit shqiptar “për kontributin që keni dhënë si antifashistë në luftën e përgjakshme për lirinë e Atdheut!” “Kontributi juaj i rëndësishëm është i madh, me pjesëmarrjen e mbi një mijë luftëtarëve çamë në Çetën dhe më pas në Batalionin Çamëria, në radhët e ushtrisë nacionalçlirimtare shqiptare, si dhe në batalionin ‘Ali Demi’ në radhët e ushtrisë së ELLAS-it grek. Një respekt të veçantë e meritojnë ata djem e vajza të Çamërisë që luftuan në formacionet partizane edhe jashtë kufijve si në rastin e pjesëmarrjes jo vetëm në brigadat luftëtare në Shqipëri, por edhe në batalionin e katërt të regjimentit 15 së bashku me formacionet antifashiste në Greqi. Janë këto kontribute që na bëjnë të shprehim mirënjohje të thellë ndaj të gjithë pjesëmarrësve dhe veçanërisht ndaj Heroit të Popullit Ali Demi dhe dëshmorëve të shumtë nga Çamëria që dhanë jetën që shqiptarët të ishin të lirë. Të bashkëbisedosh në këtë 71-vjetor të fitores mbi nazifashizmin, me pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këtë luftë heroike, si dhe me pasardhës të familjeve që kontribuan në luftën antifashiste, është njëherazi edhe një vlerësim dhe mirënjohje, ndaj te gjithë atyre qe sakrifikuan gjithçka ne përpjekjet e rezistencës antinazifashiste.”

“Është e njohur dhe një nga epopetë më të lavdishme, lufta 55 ditore e Konispolit në vitin 1944 në muajt gusht e shtator që batalioni “Çamëria” dhe pjesëtarë të çetave “Ali Demi” e të tjera, që organizuan, drejtuan dhe fituan një betejë, ku u ranë heroikisht në fushën e nderit mbi 40 partizanë çamë.  Janë të shumtë dëshmorët, ndër të cilët do të përmendja dhe nderoja Heroin e Popullit Ali Demi dhe mbi 230 dëshmorë të tjerë, emrat e të cilëve janë të skalitur në kujtesën historike të kontributeve të komunitetit çam, në anën e antifashizmit në Luftën II Botërore. Është ky momenti të veçoj këtu edhe disa pjesëtarë të këtij komuniteti si Hajri Fetahu, Mezan Jonuzi, Nuri Emin Zane dhe Osman Zenel Taka, Bejaz Muhamet Muho e të tjerë të internuar në kampet e përqendrimit dhe shfarosjes në masë në Itali dhe në Gjermani.” – u shpreh Presidenti i Republikës.

nishani 5

“Përfundimi i Luftës II Botërore në favor të koalicionit të madh antifashist ku shqiptarët kishin vendin dhe kontributet e tyre, edhe shqiptarët e Çamërisë kanë nderin që të krenohen për këtë investim në shërbim të lirisë dhe demokracisë dhe të respektimit të të drejtave si ato të hebrenjve pas kësaj lufte botërore. Çamët nuk ishin bashkëpunëtorë me fashistët dhe as me nazistët. Ata, as u bënë pjesë e masakrave që u bënë në Çamëri. Çamëria, në luftën e madhe antifashiste, kontribuoi materialisht dhe moralisht. Me qindra të rinj çamë u hodhën në radhët e ELLAS-it, kur EAM-i lëshoi kushtrimin e luftës për liri. Me zgjerimin e luftës antifashiste kundër okupatorit gjerman, popullata çame u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër okupatorit dhe formoi Batalionin e 4-t të Regjimentit të 15-të të ELLAS-it. Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan me trimëri dhe vendosmëri kundër okupatorit nazifashist. Gjaku i Heroit Kombëtar Ali Demi dhe i dëshmorit Bido Sejko, gjaku i dëshmorëve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejselit etj. që u derdh së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës, dëshmon konkretisht për këtë fakt.” – theksoi Presidenti në fjalën e Tij.

Në përmbyllje, Presidenti Nishani u shpreh: “Në këtë ditë të shënuar të 71-vjetorit të fitores mbi nazifashizmin, shqiptarët si komb në përgjithësi, dhe bashkësia çame në veçanti, gjenden përkrah aleatëve të mëdhenj antifashistë me kontributin e tyre të pakontestueshëm dhe të nderuar në historinë e kombit shqiptar! I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e heronjve shqiptarë prej ngado që vinin dhe kudo ku bënë sakrificat më sublime për liri dhe për vlerat e demokracisë, përfshirë edhe ata çamë!”

Etiketa: partizanet çamepresidenti NishaniShpetim Idrizitakimi ne presidence

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Thanas, liro rripin! Foto LSA / Malton Dibra

Thanas, liro rripin! Foto LSA / Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com