Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Presidenti Meta takon ministrin turk: E falenderova për kontributin e menjëhershëm pas tërmetit

Nga Ejona 0

Presidentii Republikës, Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum të cilit i ka shprehur mirënjohje për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Lajmin e bën të ditur presidenti Meta i cili në një status në rrjete sociale thekson se është me rëndësi bashkëpunimi me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

“E falenderova gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit”, shkruan Meta.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej