Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Presidenti Meta shtron iftar: Ti lemë mënjanë zemrat krenare, arrogancën dhe kokëfortësinë

Nga Ejona 0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë sonte në një iftar me kryetarët e komuniteteve fetare.

Në fjalën e mbajtur, kreu i shtetit përcolli mesazh edhe për politikën, ku kërkoi që ajo të jetë më reflektuese dhe të lërë mënjanë arrogancën.

“Në këtë mbrëmje iftari ju falenderoj përzemërisht për praninë tuaj. Jam i lmtuar që të ndajmë së bashku respektimin dhe nderimin për muajin e madhërueshëm të Ramazanit në një lagje të thjeshtë të qytetit tonë.

Ju uroj të gjitjhë besimtarëve tanë myslimanë një agjërim të mbarë dhe qoftë përkushtimi juaj ndaj Zotit dhe besimit gjithmnonë e më i madh.

Muaji i Ramazanit është një mundësi e madhe për të shpalosur ndjejën e vëllazërisë.

Për Zot dhe flamur shqiptarët e të e gjithë besimeve luftuan në krah të njërit tjetrit dhe u vetëflijuan për pavarësi dhe çlirim.

Ata treguan qëndresë të pashoqe ndaj diktaturës dhe rrugëtuar të bashkuar në frymën e vëllazërisë, emancipimit dhe zhvillimit të vendit.

Muaji i Ramazanit  është lajmëtari i mesazheve të ngrohta për të gjithë besimtarët për ti ftuar ata të tregojnë vlerat më të larta njerëzorë, për të treguar më shumë dhembshuri, në veçanti për të varfërit, jetimët, të pamundurit.

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen në nismën për “Dhurimin e Gjakut|”.

Shqipëria është e njohur në të gjithë botën për shembullin e saj  të harmonisë fetare, që duhet ta ruajmë gjithmonë si sytë e ballit.

Toleranca dhe harmonia janë instrumenti më i mirë me të cilin përballemi dhe që sfidojmë rreziqet e kohëve moderne që falë globalimizmit kanë bërë që askiush të mos jetë më i mundur.

Ky atribut i vyer i popullit tonë duhet të manifestohet në çdo aspekt të jetës, në politikë, por kufdo në kulturë, familje etj.

Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për zemrat krenare, aq më tepër për arrogancën dhe kokëfortësinë, po për përkushtim, përulësi dhe dashuri.

Gjatë këtij muaji politika duhet të jetë me reflektuese dhe të ketë më shumë besim pa harruar se nuk është vetëm besimi që i bën njerëzit të mirë, por mbi të gjitha janë veprat e mira dhe konkrete.

Besimi dhe aktet e mira në shërbim të komunitetit dhe kombit duhet të jenë burimi i reflektimit, dialogut, pajtimit, bashkëpunimit, siç thuhet në një nga Hadithet ‘Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit.”

Ndaj shpresoj që pas pak ditësh muaji i Ramazanit të na gjejë me begati dhe shëndet.

Le të shpresojmë që lutjet tuaja në muajin e madhërishëm të Ramazaniy të na mundësojnë gjetjen e rrugës së duhur  për të nxjerrë në pah bashkësinë e vlerave tona atdhetare, etike, morale dhe hyjnore.”, tha Meta

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej