Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka vlerësuar kontributin e shqiptarëve në Itali gjatë 500 viteve të fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se kontributi i shqiptarëve ka qenë i jashtëzakonshëm për Italinë.
“Italianët me origjinë shqiptare dhe shqiptarët “e italianizuar” janë dy anët e një medalje të çmuar. Kjo përshkruan kontributin e jashtëzakonshëm që gjatë 500 viteve të fundit ka ardhur nga Shqipëria, në zhvillimin social, civil dhe ekonomik të Italisë”, shkruhet në postimin e Presidencës së Italisë.
Kjo deklaratë është bërë pasi Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i shoqëruar nga Ministri i Diasporës Pandeli Majko, ka vizituar Italinë.